Dule: Presidenti Meta të shpërndajë Parlamentin
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule është një prej politikanëve të opozitës që dorëzoi mandatin e deputetit. I ftuar në Tv Klan, Dule deklaroi se nuk është penduar që dorëzoi mandatin, madje shtoi se prej një viti nuk ka kërkuar të marrë fjalën në Parlament, sepse sipas tij, “fjala në atë institucion ka humbur peshën”.
Dule ka folur dhe rreth deklaratës së Ilir Metës nga Pogradeci që konsistonte në faktin se ai nuk e konsideron të pranueshëm zëvendësimin e deputetëve të tërhequr me emrat e kandidatëve në listat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Por më shumë këtë deklaratë e ka shpjeguar Vangjel Dule, sipas të cilit Presidenti duhet të shpërndajë Parlamentin nëse nuk arrihen 140 deputetë.
“Meta e ka detyrim Kushtetues, qe nëse Parlamenti nuk arrin numrin 140 te shpërndajë parlamentin. Në mungesë dhe të Gjykatës Kushtetuese”, tha Dule.
Sipas tij dhe zëvendësimi i deputetëve nuk është i ligjshëm pasi nuk janë thirrur nga Këshilli i Mandateve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



