E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Duma: Elitat politike nga PD e PS e kanë çmendur këtë popull
Politikë

Duma: Elitat politike nga PD e PS e kanë çmendur këtë popull

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma shprehet nga parlamenti se në Shqipëri ka ligje që mbështesin dhe mbrojnë viktimat e dhunës dhe ngacmimet seksuale, por ato nuk zbatohen.

Nga foltorja e Kuvendit, Duma tha se “Konventa per dhunen dhe ngacmimin” do të votohet në parlament, por nuk do e ndryshojë realitetin.

Sipas saj, kjo vjen si shkak i një keqqeverisjeje nga elitat politike në 30 vite. Duma shprehet se këto elita, qofshin nga PS apo PD e kanë çmendur popullin.

“Me ligjet formalisht jemi mirë, por në realitet e dimë që e kemi shumë larg nga mesatarja e shumë të dhënave të Ballkanit. Shifrat në botë në këtë kategori janë të mëdha, dhuna në punë. Ngacmimi në ambientet e punës në Francë adresohet në mënyrë private pasi kanë një farë mentaliteti. Imagjino se si jemi ne, kur raportojmë për përdhunimin e një 14-vjeçareje. Për profesionistët e këtyre fushave, psikologët, sociologët, ata klinikë njohin një të vërtetë të madhe, që dhuna më e madhe është ajo psikologjike. Nga përvoja e psikologëve, një nga torturat më të tmerrshme për të burgosurit është vendosja në një vend ku nuk lëviz dot dhe i lë një pikë uji që I bien ë kokë për 1 muaj.Sot elitat politike, ata që kanë pasur më shumë pushtet, qofshin nga PS-ja dhe PD-ja gënjejnë të gjithë si ajo pika e ujit duke çmendur popullin. Shqiptarët kanë 31 vite me tranzicion, dhe është ngritur një infrastrukturë mediatike që mbrohen nga të vërtetat e tyre. Në fakt, diskutimet sot i kemi konstruktive me zhvillimin.

Nëse themi që kjo konventa të kalojë aty thjesht formalisht, gjithashtu mund të ishim duke folur për atë dhunë që nuk trajtohet as me financa dhe mbështetje. Të rritet ai prioritet 10%. Kjo lloj gënjeshtre së pari nuk çliron mendjen dhe mendësinë për zhvillim. Zhvillimi është mendësi, është kryqëzim eksperience dhe të adresosh faktet. Faktet janë që elitat e këtij vendi, që nuk janë njerëzore që vijnë nga një familje e mirë, në një mënyrë ose tjetër, të adresosh faktet dhe të mos lësh Shqiupërinë në 31 vite tranzicion. Janë të tejngopura në materie dhe asete ekonomike. Kjo Konventë do miratohet, por realiteti dhe fakti nga fasada janë shumë larg, dhe most ë dalim dhe të flasim se aty ësht ëligji, por ligji nuk është aty,m është maliqi” – tha Duma.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.