E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dumani mesazh qytetarëve: Më sillni këtu denoncimet për blerjen e votave!
Sot

Dumani mesazh qytetarëve: Më sillni këtu denoncimet për blerjen e votave!

Kreu i SPAK, Altin Dumani

Vetëm pak ditë pasi firmosi një protokoll me dhe Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me qëllim shkëmbimin e shpejtë të informacionit për mbarëvajtjen zgjedhore, SPAK ka vënë në dispozicion një faqe për denoncimin e krimit zgjedhor.

Në faqen (kliko ketu) çdo qytetar mund të denoncojë me informacionet apo indiciet që ka për krim zgjedhor.

Kjo lëvizje synon parandalimin e krimeve zgjedhore ndërsa nëpërmjet këtij protokolli parashikohen masa të përbashkëta për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK publikoi më 20 shkurt strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit, vetëm pak orë pasi kryeministri Edi Rama e sulmoi ngritjen e Task-Forcës si një “lajthitje” që cenonte sipas tij të drejtat e partive politike.

Në strategjinë e publikuar, SPAK sjell në vëmendje se legjitimiteti i zgjedhjeve është faktor themelor në ruajtjen e shtetit të së drejtës dhe integritetit të procesit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në strategji evidentohet shqetësimi i vazhdueshëm i organizatave vendase dhe ndërkombëtare, përfshirë OSBE/ODIHR, Komisioni Evropian dhe Misioni Amerikan pranë OSBE-së, lidhur me veprat penale në kuadër të zgjedhjeve në Shqipëri.

Konstatohet se konkluzionet e raporteve ndërkombëtare mbi zgjedhjet e zhvilluara në periudhën 2021-2023 evidentojnë si probleme kryesore blerjen e votave, keqpërdorimin e burimeve publike dhe presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës shtetërore; cënimin e sekretit të votës dhe paanshmërinë e medias.

Një tjetër problem që pritet të jetë në vëmendjen e SPAK është edhe përfshirja e krimit të organizuar në procesin zgjedhor. Hetimet e kryera së fundmi ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja ekspozuan lidhjet e thella mes krimit të organizuar dhe politikës, si dhe ndikimin e tyre në procesin zgjedhor  duke deformuar sipas ekspertëve votën e lirë dhe sistemin demokratik të vendit.

Sipas SPAK, strategjia udhëhiqet nga qasja proaktive e hetimit dhe provueshmëria në kohë reale e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve, duke synuar efekte konkrete për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe pacenueshmërinë e të drejtës së qytetarëve për të votuar në zgjedhjet parlamentare 2025.

“Nga ana tjetër, kjo strategji synon të parandalojë ndikimin e krimit të organizuar në integritetin e procesit zgjedhor, përmes masave konkrete dhe përdorimit sa më efektiv të teknikave të posaçme hetimore”, thekson SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.