E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës,shoqërohen disa persona për vrasjen e 51-vjeçarit
Uncategorized

Durrës,shoqërohen disa persona për vrasjen e 51-vjeçarit

Policia ka shoqëruar disa persona lidhur me ngjarjen e rëndë në lagjen nr.2 të qytetit të Durrësit, mbrëmjen e së mërkurës (24 Shkurt), ku Valbon alias Marko Beqiraj u masakrua me thikë.

Mes të shoqëruarve dyshohet se është edhe autori i vrasjes.

Dyshohet se krimi nuk është kryer për motive familjare, ndërsa mes autorit dhe 51-vjeçarit ka pasur një debat para se të ndodhte krimi.

Në banesën në katin e katërt të pallatit, policia ka mbledhur gjurmët e gishtërinjve, ndërsa janë analizuar edhe kamerat e sigurisë për të shkuar drejt autorit.

Viktima jetonte në banesë me bashkëshorten dhe djalin e tij. Gruaja e viktimës përgjatë ditës së djeshme i ka rënë disa herë telefonit të 51-vjeçarit, por nuk iu është përgjigjur.

Më pas ka qenë nipi i Valbon alias Marko Beqiraj ka shkuar në apartament ku e ka gjetur të pajetë rreth orës 19:30.

“Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës.

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje”, informoi policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.