E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy foto, Teatri dhe hajdutët  e truallit publik
Sot

Dy foto, Teatri dhe hajdutët e truallit publik

Propaganda qeveritare po mundohet prej 2 vitesh ta trajtojë çështjen e Teatrit vetëm si një debat estetik, historik e arkitektonik, mes disave që duan një godinë të re dhe disa të tjerëve që duan të ruhet godina e vjetër.

Në fakt, çështja e Teatrit shkon shumë përtej këtij debati.

Është një betejë mes një grushti njerëzish të pangopur të cilët duan të grabisin truallin publik për të ndërtuar kulla, duke shkelur ligjet dhe kushtetutën, dhe qytetarëve të lirë të cilët po e mbrojnë publiken nga gllabërimi.

Teatri dhe prona përreth tij nuk janë pronë e asnjë partie, ashtu siç Shqipëria nuk është pronë e asnjë kryetari. 

Shqipëria është pronë e shqiptarëve!/ Nisma#

Shembja e Teatrit Kombëtar dhe ngritja aty e 6 kullave nga kompania Fusha, e bekuara e Erion Veliajt është një vjedhje e pastër që Edi Rama po tenton ti bëjë tokës publike, pasurisë së çdo shqiptari.

Duke shfrytëzuar PPP-të, Rama mendon se meqë Fusha ka një sipërfaqe prej 950 metrash katrorë, ai kërkon që ti japë edhe 8465 metra katrorë që është pronë publike dhe pasuri e çdo qytetari shqiptar.

Sipas Edi Ramës meqë fusha ka 10% të sipërfaqes, ti japim edhe 90% dhe të ndërtojë 6 kulla, ku të bëhet edhe një teatër tjetër.

Aleanca për Teatrin ka bërë publike edhe një video ku tregohet se si Rama duke përdorur ushtarët-deputetë të tij, ka miratuar një ligj special, për të dhuruar 9565 metra katrorë tokë në zemër të Tiranës.

‘Çështja e Teatrit është vjedhje me ligj e pronës publike dhe private, nëpërmjet një ‘ligji special’ anti-kushtetues, për t’ia dhuruar një klienti të qeverisë. Nuk ka asnjë individ në Shqipëri që nuk preket nga ky precedent i frikshëm diktatorial dhe hajdut’, shkruan Aleanca për Teatrin.

Nga ana tjetër, opozita akuzon se përfituesi kryesor i kësaj skeme është vetë Edi Rama dhe mafia e lidhur me të, ku kërkohen të pastrohen 200 milionë euro para të mbledhura nga trafiqet dhe korrupsioni.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.