E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy prokurore per Zaganin per shperdorim detyre, rast unikal, pese vjet proces..
Sot

Dy prokurore per Zaganin per shperdorim detyre, rast unikal, pese vjet proces..

Çeshtje e gjykim per akuzat per shperdorim detyra ndaj Dritan Zaganit, aktualisht perfaqesohet nga dy prokurore, rast unikal per praktiken gjyqsore. Prokurorja e çeshtjes, E. SHEHU, duhet te largohet nga perfaqesimi i akuzes ne kete çeshtje sepse e ka te paragjykuar mendimin e saj. Eshte pikerisht prokurorja qe pushoi çeshtjen penale, te filluar kryesisht nga prokuroria mbi bazen e denoncimit publik, qe beri Dritan Zagani, per ministrin e brendshem Sajmir Tahiri. Pikerisht me kete vendim pushimi ish-ministri Tahiri doli ne konference shtypi dhe deklaroi se ishte i pafajshem. Interesant eshte fakti qe Zagani ka kerkuar venien ne dispozicion te ketij vendimi pushimi, per ta ndjekur ne rruge gjyqsore dhe sot e kesaj dite mbahet i fshehte per te dhe mbrojtesin e e tij ligjor. Duke u shkelur ne kete menyre rende dispozitat kushtetuese dhe ato te Kodit te Procedures Penale qe bejne fjale per te drejten e ankimit. Po te lexohet me kujdes arsyetimini ketij vendimi, evidentohet fakti i pakontestueshem qe Dritan Zagani qe ne vitin 2015, ka dhene fakte shume te rendesishme te veprimtarise kriminale per trafikimin e lendeve narkotike si canabis, heroine, kokaine, nga organizata kriminale.

Ky trafikim sipas Zaganit i konfirmuar tani dhe nga drejtesia italiane, eshte realizuar nga keto organizata me shtrirje Vlore, Fier, Tirane, nga Shqiperia ne drejtim te Italise, Greqise etj. Vete Prokuroria sipas vendimit, nga provat shkresore te grumbulluara ka vertetuar se jane pikerisht informacionet e Zaganit dhe faktet qe ai ka dhene per dtejtorine e pergjithshme te policise se shtetit qe e kane detyruar kete te fundit ne dy raste te beje kallzim te prokuroria e Krimeve te Renda, e cila ka kerkuar venien ne pergjim 6 numra celularesh qe i perkisnin njerit prej pjesetareve me te rendesishem te grupit te trafikut te kokaines per te cilin Zagani kishte dhene fakte qe ishte bashkepuntor i Habilajve. Sipas vendimit te pushimit Prokuroria per Krime te Renda i ka kerkuar Gjykates te pranoje kerkesen per pergjimin e ketyre numrave qe ka dhene Zagani.

Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda ka rrezuar kerkesen. Ndaj ketij vendimi eshte pikerisht Prokuroria per Krime te Renda qe ka bere ankim ne gjykaten e Apelit per Krimet e Renda. Dhe kjo gjykate ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shaklles se pare. Interesant eshte fakti qe keto vendime te pergjimit mbahen te fshehta edhe ne ditet e sotme dhe nuk jane pjese e asnje dosjeje, ndonese eshte pikerisht Zagani qe i ka kallzuar ato. Shume interesante eshte pjesa e arsyetimit te vendimit qe ben fjale per informacionet e Zaganit ne lidhje me makinen e ministrit me targe AA003 GB e cila eshte kapur nga dy postblloqe te policise dhe kjo prokurore ka arritur ne konkluzionin se kjo makine nuk ka perfunduar ne mjediset e Drejtorise se Policise se Qarkut Fier. Por jane dhe dy deshmi te tjera te oficereve te antidroges, Bledar Naçi dhe Antonio Nazeraj, te cilet kane ndaluar dhe shoqeruar mjetin dhe vellezerit Habilaj, brenda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier.

Ata kane deshmuar se e kane ndaluar mjetin dhe me pas jane konfliktuar me Habilajt, dhe e kane shoqeruar ne Drejtori per verifikim dhe konrroll dhe kundershtim te forcave te policise. Zagani, Nazeraj, Naçi kane deshmuar se urdheri per te mos kryer verpime dhe liruar mjetin pas 15 minutash eshte dhene nga drejtuesit e drejtorise vendore te policise Fier.

Nazeraj ka deshmuar publikisht se ka pregatitur raport me shkrim ne adrese te eproreve per kete ngjarje dhe i eshte kerkuar nga eproret te mos e shenoje targen dhe emrat Habilaj sepse pas tyre ishte ministri i brendshem. Eshte intersant fakti qe kjo makine sipas te dhenave te sistemit tims ne kete periudhe u perdor nga Habilajt, Tahiri dhe i ati ka bere ne pak muaj 31 rruge per ne Greqi..Per kujtese ne lidhje me kete informacion ne menyre me te detajuar ka pasur dijeni edhe ish-prokurori Adriatik Llalla qe ka heshtur..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.