E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy të vërteta dhe një impresion me 500 mijë lopë…
Sot

Dy të vërteta dhe një impresion me 500 mijë lopë…

E vërteta e parë – SHELL ka ardhur në Shqipëri në vitin 2012, jo në 2015. Ajo u fut si partnere në Bllokun 2-3 bashkë me kompaninë Petromanas, dhe më pas mori 100% të interesave.

E vërteta e dytë – nafta në zonën e Shpiragut është zbuluar që në pranverën e 2013, në pusin Shpiragu 2. Që pas 2013-ës, SHELL ka punuar për konturimin (perimetrimin) e rezervuarit. Pas disa shpimeve të pasuksesshme në pusin Shpirag 3 dhe Molishti 1&2, më në fund ka arritur të përcaktojë perimetrin e rezervuarit të naftës.
Pra kjo e sotmja në pusin Shpiragu 4 nuk ishte lajmërim për zbulim, por thjesht u arrit të konturohej rezervuari i zbuluar që në 2013.

Në 2015-ën SHELL (i cili kishte 3 vjet në Shqipëri në atë kohë) aplikoi dhe fitoi të drejtën e eksplorimit në Bllokun 4 (Përmet-Gjirokastër), por aty ende nuk ka filluar operacione shpimi.

Këto janë të vërtetat.
____________
Dhe një impresion…

Sa herë që dëgjoj apo lexoj Ramën që flet për ekonominë, rritjen ekonomike, borxhin, defiçitin etj., më kalon nëpër mend një impresion që më ka lënë në mendje nga hera e fundit kur Rama ishte i ftuar tek Çani.
Për një motiv ende të paqartë për mua, Rama dhe Çani e kishin çuar debatin tek sufiçiti primar i buxhetit.. Rama kështu…me Çanin ..🤔🤔
Nuk e mbaj mend se çfarë thanë tekstualisht, por mbaj mend që impresioni që më la niveli i bisedës ishte pak a shumë si më poshtë:

Rama – Çani dëgjo dhe mëso, se ti je dru nga ekonomia. Po dëgjo. Kemi 500.000 lopë, me nga 2 vezë, bëjnë 1 milion. Me 6 lek, bëjnë 6 milionë.
Çani – Vezë?
Rama – Pula, o Çani, pula..

🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.