Dyfishohen lejet e ndërtimit në Shqipëri, Tirana rekord
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në Tiranë është dyfishuar në tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave të Institutit te Statistikave në tre mujorin e dytë u dha gjithsej një sipërfaqe prej rreth 461 mijë metra katror dhe janë lëshuar 509 leje ndërtimi, gati 200 më shumë se në tremujorin e dytë të vitit 2022.
“Në tremujorin e dytë 2023 janë miratuar gjithsej 509 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 339 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një rritje prej 50,1 %”, raporton INSTAT.
Ndërkohë, bëhet me dije se, sipërfaqja e dhënë për ndërtim në Tiranë ka një vlerë prej 22 miliardë lekë ore 200 milionë euro për 6 mujorin e parë të vitit. Tirana ka dhënë 62% e sipërfaqes së akorduar për të gjithë vendin.
Qendra e Tiranës është aktualisht zona me intensitetin më të lartë të ndërtimeve të reja në Shqipëri, kullat e reja po i shtojnë qendrës një sipërfaqe ndërtimi prej më shumë se 256 mijë m2. Por, Veliaj nuk ndalet dhe vazhdon të ndërtojë kulla

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



