E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dylgjeri: Mediat ndërkombëtare, jehonë protestës së opozitës
Uncategorized

Dylgjeri: Mediat ndërkombëtare, jehonë protestës së opozitës

Analisti, Ylli Dylgjeri ka reaguar në një postim në Facebook mbi reagimin e mediave në vend mbi Mosbindjen Civile të mbajtur një ditë më parë në disa zona të kryeqytetit krahasuar me jehonë dhe reagimin që bënë mediat e huaja mbi protestën e djeshme.

Ai shprehet në shkrim se media në vend është e ndikuar dhe po mbahen me paratë e ministrave socialistë të cilët janë në burg dhe po i përdorin për interesat e tyre, ndryshe nga mediat më të njohura në botë ku i bënë jehonë të madhe Mosbindjes Civile dhe qëllimeve të opozitës.

Kaq duhej, te bënte lajm në bote Protesta e djeshme e Opozites, që të shihte serisht bota si rrihej opozita në rrugë, si arrestohej, si goditej me gaz e ujë, si plagoseshin demostruesit se bënë mosbindje civile.’- shprehet Dylgjeri

Postimi:

Për të gjithë llogaritarët e mitingjeve të Opozitës
Dëgjoja dje në media se gazetarët e blerë që bënin llogari për numrin e opozitarëve që dolën për bllokimim e rrugëve. Një prej tyre e kish gjetur numrin e pjesmarresve: 5x 300=1500 vete – tha! Nuk e rrëzojnë 1500 vetë Qeverinë! Po të ishin 15 mijë, apo 150 mijë rrëzohet qeveria brënda ditës. Tirana është mbi një milion banorë, nuk e lëvizin 1500 se po dalin në rrugë.
Kështu tha llogaritari mediatik, po harroj se ato 1500 vetë me bllokimin sensibilizuan mijra të tjerë që mbeten në trafik, sensibilizuan qindra mijra të tjere në ekranet live, dhe në fund sensibilizuam miliona të tjerë në lajmet e Agjensive më Prestigjioze të lajmeve si psh Associated Press që shkruajti:
U bllokuan rrugët, kërkohet qeveri teknike.
Mediat ndërkombëtare i bënë jehonë protestës që opozita zhvilloj pasditen e së martës (26 nëntor) në Tiranë, ku u bllokuar 5 pika kyçe të kryeqytetit.
Associated Press shkruan se ligjvënësit shqiptarë të opozitës dhe mbështetësit e tyre bllokuan të martën rrugët kryesore të kryeqytetit për orë të tëra duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe duke kërkuar që ajo të zëvendësohet nga një kabinet kujdestar teknokratik deri në zgjedhjet parlamentare të 2025. Kaq tha kjo media.
Po mediat e tjera ?
“Reuters” shkruan se policia në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë hodhi gaz lotsjellës dhe përdori ujin me presion për të shpërndarë qindra protestues të opozitës që bllokuan rrugët, “të cilët akuzuan qeverinë për korrupsion dhe kërkuan zëvendësimin e saj me një autoritet kujdestar teknokratik”.
Edhe “Washington Post” shkruan se deputetët shqiptarë të opozitës dhe mbështetësit e tyre bllokuan për orë të tëra rrugët kryesore të kryeqytetit të martën duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe duke kërkuar që ajo të zëvendësohet nga një kabinet i përkohshëm teknokratik deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Rrjeti amerikan ABC News shkruan gjithashtu se mbështetësit e opozitës shqiptare bllokuan rrugët e kryeqytetit në një tubim antiqeveritar.
Vëmendje protestës i ka kushtuar edhe gazeta greke “Protothema” që shkruan se opozita shqiptare është angazhuar në një fushatë mosbindje sociale ndaj kryeministrit socialist Edi Rama.
“Rama ka drejtuar Shqipërinë që nga viti 2013 dhe planifikon të kërkojë një mandat të katërt si kryeministër në zgjedhjet e ardhshme” – citon gazeta greke.
Pa fund jehonë.
Kaq duhej, te bënte lajm në bote Protesta e djeshme e Opozites, që të shihte serisht bota si rrihej opozita në rrugë, si arrestohej, si goditej me gaz e ujë, si plagoseshin demostruesit se bënë mosbindje civile.
Llogaritë e tjera i bënë vetëm sahanlëpirësit me 5 × 300.
Ja ky është shtypi patronazhist i sejmenëve dhe miqve të hajduteve në qeveri që e mbajnë Shtypin dhe Portalet në këmbë me paratë e Ministrave socialiste që sot janë në qeli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.