“E di mirë ti me charterat e kujt lëviz”, Basha akuza Ramës në Kuvend: Je një zero, një hiç! Skanerat kapin kokainën e shokëve të tu, zonja 5 milionë euro
Debati mbi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, u shoqërua me një përplasje të ashpër në Kuvend mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama.
Gjatë replikave në sallën e Parlamentit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e akuzoi kryeministrin, Edi Rama për ngritjen e një ekonomie në shërbim të oligarkëve.
Basha vijoi dhe më tej duke thënë se dihet shumë mirë se nga kush financohen charterat që lëviz kryeministri, duke aluduar vendosjen e një charteri të oligarkëve në shërbim të kreut të qeverisë..
“Përpara se ti përgjigjem me shifra të konfirmuara, jo nga tigrat e gënjeshtërt që mban afër, por nga institucionet ndërkombëtare, zonja kryetare kërkoj që standardet e dyfishta nuk duhet të lejohen. Ky vjen dhe fyen në grup ose individualisht pjesëtarë të opozitës.
Zonja që ju fyet është doktoreshë shkencash, kur ti flije urave të Parisit. Është e diplomuar në universitetet më të mira europiane, kur t’i ofroje shërbime në Gare du Nord. Kujdes kur merresh me ne! Nuk vijmë nga llumi i Senës dhe muri prapa Gare du Nord, vijmë nga universitetet më të mira europiane. Mati mirë krahasimet, se i ke hipur kalit lartë me taksa dhe kushedi çfarë të duket vetja. Je ai që je dhe ke mbetur ai që ke qenë. Ndaj mati mirë fjalët kur i referohesh zonjave të opozitës. Se e dimë mirë me charterat e kujt lëviz ti!
Banalitetin ruaje për shtëpinë tënde dhe mos më bëj mua të të jap atë që meriton. Ti do mua që të merrem me ty, se ti je një zero, je një hiç. Kjo është taksa që paguan një shoqëri që nuk shkëputet dot nga e kaluara. Këto janë fajet e etërve tanë, përfshirë dhe ato të partisë Demokratike.
Tani të referohemi të shifrat, kjo është Banka Botërore e cila thotë 30.85% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë. Eurostati i referohet INSTAT-it, ja ku i ke të dhënat: Shqiptarët në rrezik varfëri. Ja ku e ke 50.8%. Fakti tjetër është se përfituesit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit janë vetëm 5 kompani, e ke shndërruar ekonominë shqiptare në një “ekonomi putiniste”.
Të ra goja për inceneratorët, se janë paratë që ndani me inceneratorët. The këtu që do të marrin 9 milionë euro, por në fakt do të marrin 18 milionë euro. Ky është një mashtrim ordiner që mund ta bëj vetëm dikush që një pjesë të atyre e fut në xhepin e vet. Ose mund ta thotë një i fandaksur që e ka vendin në repartin e doktor Petrelës.
Mbeturinë e social realizmit. Hiq 51.2 milionë euro për luksin tënd. Jeton si sheik me taksat e vendit më të varfër në Evropë që ka taksat më të larta që nga koha e “Tanzimatit”. Mos e harro Kenedin, ça ndodh me ata që ndalojnë ndryshimin e paqtë të pushteti”, tha Basha.
Gjithashtu Basha gjatë fjalës së tij mbrojti dhe skanerin e shërbimeve në dogana të ndërmarrë në kohën e PD-së, ku duke iu drejtuar ministres Elisa Spiropali me nota ironike duke e quajtur zonja 5 milionë euro, tha se si pasojë e këtij koncesioni kapen petët e kokainës e shokëve të kryeministrit.
“Skaneri kap kokainën e shokëve të tu. Atë që nuk do ta kapësh ti, e kapin ata të doganës. Zonja 5 mln euro. Ata që janë në krye të doganave e dinë shumë mirë që skaneri kap petët e kokainës. Kush i kap maunet me petët e kokainës, ministrat e tu të brendshëm? Skaneri i kap. Ta kanë thënë ministrat. I pari që po e mban larg burgut, që po e mban jashtë, vaj medet që po ra në burg, apo ky i dyti ose i treti që kishte.
Ta ka thënë njeri se ccfarë bën skaneri. Me një skaner të tillë, që harxhon 20 mln euro në vit, kap një shumë lëndësh narkotike me shifra 10 herë më shumë. Ke merak të heqësh skanerin dhe jo traun e rrugës së Kombit. 338 mln euro që ke humbur në arbitrazh. 120 mln prej të cilëve i ke humbur me Beçhetin. Ke bllokuar dhe komisionin hetimor për Beçhetin.
Ke një histori afatshkurtër, pa djegur dosjet në kryeministri apo kudo të jenë depozituar. Meqë buxheti është forma më e lartë e politikës, dhe ku shihet politika, atëherë jo vetëm shifrat që të thashë tregojnë se hallet e shqiptarëve nuk i ke pasur kurrë në defter. Taksa e korrupsionit të duket pllakë gramafoni, Banka Botërore dhe BERZH-i të duket pllakë gramafoni”, tha Basha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



