E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E diela e aksidenteve, dy makina përplasen në Shkopet
Uncategorized

E diela e aksidenteve, dy makina përplasen në Shkopet

Dy persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel – Skuraj. Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj.
Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur “Vabli”, në një kthesë. Nu dihen ende shkaqet e aksidentit ndërsa dy personat që ndodheshin në automjet janë dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit.
Po në të njëjtin vend është aksidentuar gjatë natës një tjetër automjet i cili ka rënë buzë liqenit të Shkopetit. Për fat të mirë asnjëri nga aksidentet nuk ka shkaktuar viktima, ndërsa shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë.

Kjo e dielë e 6 korrikut ka regjistruar një bilanc të madh aksidentesh me dhjetëra të plagosur.

Aksidenti në Rrugën e Kombit

Që në orët e para të mëngjesit u përplas me trafikndarësen dhe doli nga rruga një mjet me targa të huaja.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Gziq të Mirditës, në Rrugën e Kombit. Nga aksidenti mbetën të plagosur 5 persona, anëtarë të një familjeje.

Aksidenti në Fier

Aksidenti më i rëndë u regjistrua në vendin e quajtur “Safari park”, në Fier, ku u përplasën dy automjetet tip “Ford” dhe “Mazda”.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur shoferët e mjeteve, shtetasit F. B., 61 vjeç, banues në Fier dhe M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

Gjithashtu janë dëmtuar edhe 8 pasagjerë, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

Aksidenti në Korçë

Në unazën e qytetit të Korçës, në lagjen nr. 18, një makinë tip “Peugeot” me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, përplasi një motomjet.

I plagosur mbeti drejtuesi i motorit me iniciale D. H., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidentet në Shkopet

Një tjetër aksident u regjistrua në Shkopet, në aksin rrugor Burrel – Skuraj. Një automjet doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj.

Dy personat që ndodheshin në makinë janë dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit.

Në të njejtën zonë, u aksidentua gjatë natës edhe një makinë, e cila ra buzë liqenit. Fatmirësisht nga ky rast nuk pati të plagosur.

Konkretisht vetëm mëngjesin e sotëm janë regjistruar 5 aksidente rrugore, nga të cilët kanë mbetur të plagosur 18 të plagosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.