E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E dini sa përfitoi Shqipëria nga këto 200 milione Euro? – Zero.
Uncategorized

E dini sa përfitoi Shqipëria nga këto 200 milione Euro? – Zero.

200 milionë Euro u shpërndanë sot për vendet e Ballkanit nga BE.

Përfituan të gjithë. Mali i Zi projekte në rrugë, Serbia po ashtu infrastrukturë dhe rrugët ujore që do ta lidhin me Bosnjen, Maqedonia mori mbështetje për korridorin 8 dhe për hekurudhat. Vetëm Shqipëria jo, asnjë.

S’paraqiti asnjë projekt, rrjedhimisht nuk përfitoi asnjë lek. Sepse Kryeministri ynë nuk e kishte mendjen tek projektet, por tek look-u i vet, tek atletet e bardha..të rejat.

Është dëshpëruese të shikosh që një rast kaq i mirë për të përfituar nga fonde të posaçme të vëna në dispozicion, shpërdorohet thjesht sepse qeveria jonë nuk ka asnjë projekt. Ecën për inerci.
Ne kemi 1001 halle. Këto fonde mund të na ndihmonin që të mbyllnim disa prej tyre, por nuk e bëmë.
Natyrisht, sepse mesa duket, për qeverinë është më e thjeshtë të ngrejë taksat, sesa të bëjë dy projekte për të përfituar nga fondet falas të donatorëve. Qeveria e ka më të thjeshtë t’u marrë lekët e mbijetesës popullit, sesa të shtrojë kurrizin të bëjë punën për të cilën paguhet.
Fati ynë i trishtë…
Fat delesh./nisma#

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.