E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E FRIKSHME çfarë po ndodh me ligjin e legalizimeve?
Sot

E FRIKSHME çfarë po ndodh me ligjin e legalizimeve?

E FRIKSHME!

Artan Lame doli sot ne publik dhe tha pa ju dridhur qelpiku fare se qeveria do te bej ndryshime ligjore qe te mundesojne legalizimin e 160 mije ndertimeve paleje! E thene thjeshte, ligji ekzistues pengon vetem ndertimet paleje ne zonat turistike, ne zonat urbane ku ka studim urbanistik me mbi 5 kate, zonat e mbrojtura dhe ato buze rrugeve kombetare apo mbi kolektore apo ujesjelles te ndryshem! Per ndertime te tilla flet z. Lame.

ÇUDITERISHT!

PD zyrtare nuk ka asnje koment per kete. Asnje shqetesim. As per zonat e mbrojtura, as per turizmin, as per qytetet dhe as per sistemin e infrastruktures kombetare. Partia e ishpronareve nuk eshte fare e shqetesuar se mijera hektare toke private do tu falen ndertuesve paleje (kryesisht pallate) dhe fatura e shpronesimit do ti shkoj buxhetit te shtetit. Ndoshta drejtuesi i departamentit te urbanistikes se PD zyrtare eshte duke I shkruar keto ndryshime ligjore per llogari te qeverise socialiste.

FATKEQESISHT!

Asnje nga qindra OJQ e mjedisit, arkitektures, zonave te mbrojtura, trashegimise kulturore etj., nuk ka asgje per te thene, gjithashtu. Bile edhe qytetaret e thjeshte, taksat e te cileve ne vend qe te behen rruge, shkolla, spitale etj., shkojne per shtezime e privatizime te trojeve midis privatesh heshtin te lumtur pa kuptuar asgje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.