E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“E ftojmë të Çmendurën E.”, Tedi Blushi i përgjigjet Spiropalit: Klithmë për largimin e vëmendjes nga PPP-të
Politikë

“E ftojmë të Çmendurën E.”, Tedi Blushi i përgjigjet Spiropalit: Klithmë për largimin e vëmendjes nga PPP-të

Kështilltari i Presidentit, Tedin Blushi ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së kabinetit Rama, Elisa Spiropali lidhur me dokumentin sekret i cili provon sipas presidentit, faktin se në protestën e 8 qershorit rrezikohej të digjej godina e Parlamentit.

Blushi shkruan se ministrja duhet të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtyetues të Presidentit dhe sjelljet sipas tij, antikushtetuese të Kuvendit, Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ-së.

Ai shton më tej se deklarata të tilla janën klithma për të larguar vëmendjen ndaj miratimit në kuvend të PPP-ve më të shtrenjta në botë.

“E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Blushi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.