E ka kaluar karrigen me vrimë Prokurorja?
Ylli Dylgjeri
Ashtu si në Vatikan ku tymi i bardhe njofton se Keshilli i Kardinaleve zgjedh Papën e rradhës, tymi i kuq dje zgjidhi në fund, në sallen e Kuvendit, Prokuroren e Pergjithshme të Përkohshme. I pa njohur më parë në traditën shqiptare ky tym ishte dje nje ritual ndryshe.
Tymi i kuq shoqeroi tere procesin zgjedhor te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme.
Me fund Ajo u zgjodh. Ajo eshte nje femer. Ajo eshte grua…! Ajo eshte dhe një nënë. Ajo quhet Arta Marku…Tymi i kuq qe pame na dergoi larg. Na dergoi ne histori ne ritualin e zgjedhjes se Papës ne Vatikan. Vetem ngjyra ndryshonte. Por dhe kjo ishte nje mesazh. Ngjyra e kuqe na kujtoi se jemi nen drejtimin e se majtes se Rilindur.
A ishte Prokurorja grua nje lajm per publikun ?
Per kohen qe kalojme ky nuk perben ndonje lajm, ndryshe nga ajo çfarë tregon historia per Seline e Shenjte ne Vatikan.
Aty, ne shekullin e XII u zgjodh nje Pape femer. Ky eshte edhe sot nje nga sekretet më të medha të Vatikanit.
Thuhet gjithashtu se disa vite me vonë, teksa udhehiqte nje procesion kishtar nga Vatikani
ne Lateran, besimtaret rrethojne kalin e kreut
te kishes katolike. Atëhere Papa që ishte shtatzanë, lindi një djale. Pasi u zbulua sekreti, thuhet se besimtaret tërbohen: e lidhin kalin dhe e zvarrisin rrugëve te Romës, per ta mbytur pastaj me gure.
Dyshohet se varrimi u bë aty ku lindi fëmija, vend ky te cilin disa ende e vizitojnë si lokacion të martirizimi.
Megjithatë, shume pyesin edhe sot se pse
Papa i porsazgjedhur, para se ti jepen çelsat e
Shen Pjetrit, duhet të kalojë testin ” sella stercoraria” ( karrigen me vrimë, nga ku vërehet nëse Papa ka testikuj), ku nji nga dhjakët vërteton gjininë e Tij. Nëse përgjigja është ” Mas Nobis nominus est” ( i nominuari është burrë), atëhere tymi i bardhe shënon zgjedhjen e Papes.
Kohet që kalojme, kërkojnë një Prokurore ndryshe, të fortë, dhe e zonja për të përballuar situaten kriminale te cilën po kalojmë. A do të jete Prokororja e zonja per ti bere balle me burreri kohes qe kalojme? Mbetet dhe kjo per tu pare, paçka se Ne nuk “e kemi bere testin e karriges me vrime” . Por kemi ne zgjedhjen e Saj si garanci voten me 69 numra te maxhorances, bashke me vlersimet e “dhjakut” Ulsi Manja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



