E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E kalon dot Rama oqeanin?
Politikë

E kalon dot Rama oqeanin?

Gazetari: Ka ardhur koha t’i bëjmë Ramës pyetjen që ai i bënte dikur Berishës

Gazetari Robert Papa thotë se në interprelancën e 2 marsit, kryeministri Edi Rama pritet të jetë i kujdesshëm në deklaratat e tij mbi çështjen “McGonigal”.

Sipas tij, rasti ngre pikëpyetje tek investitorët amerikanë, por edhe në vetë marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në.

“Rama duhet të mendohet mirë. Çdo deklaratë, pa diskutim, e dëmton. Ai e di se ku ka shkelur. Nuk mund të kesh mik një polic të FBI-së kur je kryeministër. Nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. E ka përdorur për të luftuar kundërshtarët e vet. Rama e ka bërë edhe më parë. Pagatori i tij, Ahmetaj, del edhe këtu. Kur del Moska në mes, kjo është tronditëse, jo vetëm për besueshmërinë e investitorëve. SPAK-u duhet të fillojë hetimet. Këto shkrimet që janë paguar miliona dollarë, SPAK-u duhet t’i ndjekë. Ka ardhur koha t’i bëhet pyetja që ai i bënte Berishës: A e kalon dot oqeanin?”, është shprehur ai në “MCN TV”.

Sipas gazetarit, provat e deritanishme tregojnë se McGonigal është përgjuar gjatë vizitave në Tiranë.

“Nesër do të kem në emision gazetarin që bëri publik përgjimin në Londër. McGonigal mund të ketë qenë i survejuar edhe në Tiranë. Fakti që ka dalë në aktpadi, çfarë ka ndodhur me Ramën, e tregon këtë. Agjencitë e inteligjencës amerikane kryejnë detyrën e tyre”, ka thënë më tej ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.