E kanë me Franin dhe çka përfaqëson Frani..
Basir Collaku

Fran Frrokaj i mundi sot, por projekti Mafioz për Shengjinin do jetë vatër telashesh..sepse nuk e kanë te tokat e fshatit..As te “rana e hedhun” por te rana që duan të hedhin. Po te ishin sjelle njelloj me Spillenë, Gjirin e Lalzit, Vlorën, Hinarën, por atje si pengon kush. I kanë shtenë në dorë. Natyrisht hetinet të bëhen. Prokuroria të bëjë punën e saj e jo të urdherohet nga policia.
Por Xhafa po luan natyren e tij të vjetër të para 90 ndaj ndodhin këto show ..Dhe Frani veç të tjerash perfaqeson dhe antikomunizmin bio..
Në këto masakra Dako i Durrësit e Gjika e Neli Vlores , do te shin prej vitesh në burg, por ata janë nomenklaturë e vjeter dhe e re.
Të mos kujtojmë hidhesinë e së shkuarës që diktatura urrejtjen ndaj veriut e ka trashegimi dhe patologji..Nderkohe Arta Marku duhet të kontrollojë institucionin dhe jo ish-institucioni të bëjë axhenden e saj…Kjo është lufta e re, shenjat e së cilës janë dukur heret. Duke i injoruar po behemi perditë viktima në pamundësi reagimi..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



