E ku është problemi që ka plasur gjithë ky duf i madh se kjo showgirl përçmon apo dhe përdhos të vdekurit?!
Denis Dyrnjaja
Reaksion i madh në rrjetet sociale e portale nga njerëzit për një vajzë që quhet Megi Pojani, një produkt i kohës sesksiste që jetojmë dhe evokohet me bollëk në media. E ku është problemi që ka plasur gjithë ky duf i madh se kjo showgirl përçmon apo dhe përdhos të vdekurit?! Jetojmë në epokën e bastarditetit total. A nuk jeni te gjithë aktorë e spektatorë të këtij bastarditeti përditë e për natë duke ndjekur ethshëm këta prototipë?!
A nuk adhurohet me okë ky bastarditet në të gjitha dimensionet?! Çfarë ka amorale në këtë normalitet anormaliteti ku frymojmë?! Gjithçka është e pritshme madje dhe e suksesshme në skenën publike që tanimë e kanë zaptuar bastardët që mund të bëjnë çdo gjë për vëmendje, klikime e përfitime.
Pra jeni po ju ndjekësit dhe duartrokitësit e tyre që po befasoheni sot. Në fakt për t’u çuditur është indinjata kolektive se ajo që ka bërë kjo vajzë është vetëm një sekuencë e asaj çka shoqëria shqiptare është sot, çfarë kërkon e çfarë preferon.
Kështu qëi gjithë ky duf është thjeshtë një hipokrizi. Ky është Big Brotheri ku të gjithë në një mënyrë a në një tjetër janë bërë pjesë në të vërtet!
VIDEO
Motrat Pojani, Marsela dhe Megi. Dy vajzat, të njohura në rrjetet sociale por edhe në media pak ditë më parë kanë vizituar varrezat e Tiranës duke përdhosur të vdekurit.
Si çdo gjë tjetër edhe këtë vizitë në varreza ato e kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale. Por ajo që iu ka rënë në sy të gjithëve është se si motrat Pojani janë tallur në varreza.
Vetë Marsela ka publikuar një video ku tregon Megin teksa ‘pastron’ varrin, qesh, kërcen dhe tallet para familjarit të tyre të ndjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



