E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot

E kush tha se do të kish qenë e lehtë…

ENDIRA BUSHATI

Lulzim Basha ka zgjedhur rrugën më të vështirë, atë të përballjes, të luftës për të vërtetën, pa kompromise e pazare…
Mund të kishte zgjedhur dhe rrugën e lehtë, atë që njohim të gjithë: të hynte në zgjedhje, të mos pranonte rezultatin e t’i hynte një 4-vjeçari protestash, destabiliteti, stanjacioni, derisa shqiptarët t’i dhuronin karrigen e kryeministrit…

Por jo!
Ai zgjodhi, i detyruar, rrugën më të vështirë, për të parandaluar e kursyer 4 vjet nga cikli që ne shqiptarët e njohim mirë…
Po të mos merrte këtë vendim, shqiptarët do ta “kryqëzonin”…!
A mund të quhet opozitë ajo forcë politike që ia “dhuron” vendin një Organizate Kriminale, pa luftuar më parë me të, me të gjitha format e mjetet???
A mund të quhet opozitë ajo forcë politike që për “kolegë” deputetë ka trafikantë droge, prostitucioni, përdhunues etj e nuk lufton që këta të “zhduken” nga Parlamenti e Administrata Publike????
A mund të quhet opozitë ajo forcë politike, në vendin e së cilës fluturojnë avionë me drogë, ngrihen pista për avionë droge, mbushen tunele e magazina ushtrie me drogë, me dogana e komisariate qytetesh të përfshirë në trafik, e nuk lufton për të çliruar vendin nga qeverisja kriminale e fshatarin nga skllavëria e aktivitetit kriminal???
A mund të quhet opozitë ajo forcë politike që u angazhuaka për ndreqjen e ca neneve të kodit zgjedhor, ndërkohë që fshatrat, qytetet, lagjet e rrugicat janë peng i të fortëve me pushtet shtetëror që patronazhojnë këdo për “studim tregu” të çmimit 400 mijë deri 1 milion lekë vota???
A mund të quhet opozitë ajo forcë politike që e lë vendin të plaçkitet nga Nushi, Carapuli, Sandri, Vjollca etj, e vetëm fliska nga foltorja e selisë????

Ne e dimë:
Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, sot, i takon të “paguajë” çdo gabim e faj të saj që nga ‘90… dekomunistizimi, të persekutuarit politikë, pronat e mossundimi i ligjit në përgjithësi, nuk harrohen lehtë!

Por, kush sheh qartë, e kupton:
Lulzim Basha sot është shansi i fundit që kemi para se të provojmë humnerën…
Të huajt nuk e kuptojnë këtë!
Ata nuk kanë nge të merren me ne!
Ata kanë planet e tyre, këtu!
Ata, shpesh thirren këtu, për të dekurajuar të pavendosurit, të luhaturit dhe turmat…
Si dhe intelektualët, të cilëve, kompromisi, u blihet me një pagë, projekt a vend pune për gruan dhe djalin…

Ndaj, dhe kjo betejë duhet fituar me çdo kusht!
Dhe, nëse më pas, Lulzim Basha ju tradhton, keni të drejtën ta kapni për fyti e ta tërhiqni zvarrë nëpër bulevard…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.