E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E moshuara: Nuk paguaj qera  sociale  68 mijë lekë  s’kam mundësi t’i paguaj ….po më flakin në rrugë
Sot

E moshuara: Nuk paguaj qera sociale 68 mijë lekë s’kam mundësi t’i paguaj ….po më flakin në rrugë

Quhem Lumturie Doshi dhe jam 56 vjeçe. Jetoj me dy  fëmijët, djali 13 vjeç dhe vajza 16 vjeç, Unë vetë jam e sëmurë, me ilaçe. Jam në gjendje të vështirë ekonomike e mbytur në borxhe. Jetoj në kushte të vështira. Banoj në pallatet sociale, pranë uzinës së autotraktorëve dhe duan të më nxjerrin jashtë se s’pagauj dot qiranë”, ka treguar ajo.

Deri më tani ka 3 njoftime nga Bashkia e Tiranës, ku e paralajmërojnë për shkëputje kontrate dhe nxjerrjen jashtë nga banesa.

“Qira është 68 mijë lekë dhe unë s’kam mundësi t’i paguaj dot. Ndërkohë më vijnë njoftimet për nxjerrje nga shtëpia”, tregon ajo e dëshpëruar, mes lotëve.

Lotët e 56 vjeçares janë një apel për kryebashkiakun Erion Veliaj,i cili është në detyrë, për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve të Tiranës dhe kryesisht kategorisë sociale dhe jo për t’ua bërë të pamundur.

Njoftimi i Bashkisë për ndërprerje të kontratës

“Në mbështetje dhe në zbatim të kontratës individuale lidhur mes personin tuaj dhe drejtorsë së përgjithshme nr.3 të puëntorëve të Qytetit, konretisht, neni 6.1 i kontratës, përcaktohet se “qiramarrësi detyrohet ti paguajë qiradhënësit  gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate, detyrimin mujor të përcaktuar në kontratën e këshillit bashkiak” dhe “pagesa e qirasë do të kryhet deri më datë 5 të çdo muaji”, ju bëjmë me dije se: Sipas bilancit financiar nga banka, deri në muajin Maj 2018, ju keni detyrime të prapambetura në masën :8 muaj-6790 lekë.

Ju lutem merrni masa menjëherë për të shlyer detyrimet e prapambetuta të qirasë, pasi në rast të kundërt do ‘tju ndrëpritet kontrata.

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.