E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E papritura e Renato Mekollit/Propozon live prezantuesen
Uncategorized

E papritura e Renato Mekollit/Propozon live prezantuesen

Në emisionin Chaud Patate në radion ENERGY, ka ndodhur diçka që nuk pritej…Këtë herë ishte pikërisht ditëlindja e moderatores Suada Daci që solli surprizën live në studio. Teksa ishin duke folur për votat e publikut lidhur me temën e ditës, Saimir Tahiri Vs Flamur Ndoka, Flori, Rudina dhe Suada, lidhen në linjë telefonike me një personazh të njohur. E kemi fjalën për chefin e kulinarisë, Renato Mekolli, i cili uron live dashurinë e tij (të paktën kështu e quan), Suadën.

Dhe nuk mbaron me kaq…Edhe pse Suada nuk ishte aspak në dijeni të kësaj surpize, Mekolli hyn live në studio, ndërkohë që iu bëri të ditur se “ndodhej” tek restoranti i tij. Ishte pikërisht ky momenti ku mes shpërthime të qeshurash, shef Renato i propozon live për martesë moderatores dhe mikes së tij, duke mbajtur në dorë një kuti (e cila nuk kishte unazë, por një çokollatë). Hmmm, tepër origjinale.

I pyetur gjithashtu për ndonjë projekt televiziv, Mekolli u shpreh: “Oferta ka patur dhe ka në të gjitha kanalet, por ajo qe dua të bëj nuk është një emision nga e hëna në të premte, por nje show si Masterchef, një herë në javë. Një lloj gare që të ketë tension, shpejtësi dhe të shpërndahen dhurata.”Kjo ishte surpriza më e bukur që Renato mund t’i bënte mikes së tij.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.