E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E propozoi Meta për Kryetar të KLSH-së, mazhoranca e refuzon
Politikë

E propozoi Meta për Kryetar të KLSH-së, mazhoranca e refuzon

Pas refuzimit nga mazhoranca të Vitore Tushës, Presidenti Ilir Meta propozoi Bahri Shaqirin në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Bahri Shaqiri më herët ka mbajtur postin e kreut të SHISH e ndërsa aktualisht është këshilltar i Metës për çështjet e sigurisë. Emri i propozuar nga Presidenti, do t’i kalojë Kuvendit për votim por teksa nuk është mbushur ende një orë nga momenti i propozimit, vjen reagimi i parë refuzues nga mazhoranca.

Është deputeti i PS Ulsi Manja ai i cili thotë se Shaqiri perveçse është një fugurë me profil politik nga LSI, nuk ka eksperiencë financiare.

REAGIMI I PLOTË I MANJËS:

Presidenti IM sot dekretoi propozimin e kandidaturës së Bahri Shaqirit për në krye të KLSH . Përtej faktit të të bërit politikë , sinqerisht nuk arrij ta kuptoj pse qenka kaq e vështirë për ta lexuar shqip në gërmë dhe frymë Kushtetutën e RSH ?

Kandidatura e Bahri Shaqirit per Kontrollin e Larte te Shtetit, pervecse eshte nje kandidature me profil te larte politik pasi vjen nga forumet drejtuese te LSI, ka edhe nje problem serioz kushtetues. Kushtetuta e percakton qarte si kriter te kandidatit per drejtimin e KLSH, ekspertizen ne fushen e financave. Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI dhe kete mund te kete pasur parasysh kryetari ne distance i LSI, Presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para s’ka te dhena publike per kete aktivitet dhe e dyta edhe sikur te na i vinte ne dispozicion keto te dhena LSI-ja, prapeseprape kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues te kandidatures. Madje mund ta komplikonte ate. Natyrisht ky eshte thjesht nje opinion personal juridik, po per sa i takon Komisionit te Ligjeve e shoh realisht te pamundur driten jeshile per zotin Shaqiri. Per te cilin kam respekt per si e ka drejtuar SHISH-in ne kohen kur qeverisnin zoti Berisha bashke me zotin Meta. Nderkohe eshte shqetesues fakti se ne menyre te perseritur, per te disaten here radhazi, Presidenti Meta po manifeston nje mungese te theksuar vullneti per ta lexuar shqip Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ky po qe eshte nje problem edhe me i madh se sa pamundesia per t’i dhene OK kandidatures se keshilltarit te tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.