E quajti “gjysmagjel”, Spaho i përgjigjet Ramës: I mbushe poturet e…
Pasi kryeministri Edi Rama e quajti Edmond Spahon dhe Petrit Vasilin si “gjysmagjel”, kreu i Grupit të PD-së i është përgjigjur ne Facebook.
Spaho e ka quajtur Ramën si “gjel të rrjepur” dhe që i ka “mbushur poturet e Haxhi Qamilit” nga kallëzimi i opozitës.
Por në të njëjtin status, Spaho thekson se Rama e ka prokurorinë si paradhomën e Rilindjes.
“Sot denoncuam ne Prokurori gjelin e rrjepur te krimit te organizuar ne Shqipëri për kanosje për shkak të detyrës; Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe Kanosja për të mos kallëzuar, te ushtruara ndaj Nenkomisarit Emiljano Nuhu.
I paska mbushur poturet e Haxhi Qamilit megjithëse Prokurorinë e ka si paradhome te Rilindjes. Po presim te na tregosh analizat e zërit te Gonës. I dërgoj Inglizi apo jo? Apo do i dërgoje kur te çelë gjethi?”, shkruan Spaho.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



