E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E shkuara me probleme e biznesmenit  Kalemi që u plagos në Greqi
Uncategorized

E shkuara me probleme e biznesmenit Kalemi që u plagos në Greqi

51-vjeçari Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, i plagosur në një atentat në Greqi nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Sipas dosjes penale, emrin real e ka Adriatik Shyqyri Kalemi, banues në qytetin Memaliaj, por e ka ndërruar në Andrea në vitin 2004, pas shpalljes në kërkim nga Belgjika, për vrasjen e dy shqiptarëve me mbiemrin Çaçi nga Tepelena, të afërm të kryetarit të Bashkisë së Sarandës Oltion Çaçi, ngaqë ishin në rivalitet me njeri-tjetrin në aktivitetin e drogës, trafikut të femrave e prostitucionit.

I plagosur në Greqi, Andrea Kalemi, financuesi i fushatës së

Pas vrasjes, u fsheh në Tiranë, ku kishte hapur një Bar-Kafe te zona e Tiranës së Re dhe nuk ngacmohej nga policia, për shkak të lidhjeve me ish-krerë të pushtetit të PS dhe lidhjet me djalin e Gramoz Ruçit, ndërsa në mars 2006 u arrestua te stadiumi “Dinamo”, gjatë një aksioni të drejtuar nga ish-zv/drejtori Erzen Breçani.

Pas 8 muajsh mbajtur në qeli, Andrea (Adriatik) Kalemi, u la i lirë me urdhër të krye prokurorit Theollori Sollaku, motiv për të cilin, u fol se Andrea Kalemi pagoi 200 milionë lekë, i ndihmuar nga djali i hallës së tij Aleksandër Sadikaj i vrarë në atentat në Tiranë, i cili shiti hotelin “Blu Sky” në Sarandë.

Hotelin e shiti te Edmond Papa, i vrarë në atentat në Tiranë, 6 muaj pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt, që thuhet se kishin konflikt mes tyre, mbasi dy kushërinjtë Kalemi e Sadikaj, i kërkonin rikthimin e hotelit të shitur në Sarandë, me çmimin e shitjes dhe fitimin e 2 viteve.

Prej 14 vitesh, Andrea Kalemi, merret me biznesin e pastrimit të plehrave në qytetin Memaliaj nëpërmjet firmës së tij “ZHZA Kalemi Sh.p.k” me të atin e vëllain, që ka një kontratë të përhershme me bashkinë e  qytetit kundrejt vlerës afro 60 milionë lekë në vit.

I plagosur në Greqi, Andrea Kalemi, financuesi i fushatës së

Ka hapur një biznes të quajtur “Bujtina Vjosa”, buzë lumit Vjosa në Memaliaj, afër resortit “Sanços”, të djalit të hallës Aleksandës Sadikaj, i vrarë në atentat në më 11 qershor 2022 pranë qendrës tregtare TEG në Tiranë

Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë sëbashku me 2 shtetas të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital. Në vitin 2022 Kalemit i është vrarë me shpërthim eksplozivi djali i hallës, Aleksandër Sadikaj. Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andrea Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Sipas analizës së bërë nga policia dhe prokuroria, Adriatik (Andrea) Kalemi rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden. Të dy bashkë me individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e 27-vjeçarit është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin e Edmond Papës. Hoteli menaxhohej dhe nga vëllai i 49-vjeçarit Kristo Qirici.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.