E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“E tha televizori”
Sot

“E tha televizori”

Ergys Mertiri

Kam punuar gazetar për disa vite dhe më ka rastisur që shpjegimet e mia mbi ngjarje të caktuara politike të ndeshin në kundërshtimin e të tjerëve me te vetmin argument se fjalët e mija binin në kundërshtim me lajmet televizive. Argumenti në këto raste përmblidhet me një fjali të shkurtër: “E tha televizori”.

Jo ndonjë televizion konkret: “Televizori”. Eshtë institucioni që gëzon autoritetin e informimit, të cilit i besojmë të gjithë, ndonëse të gjithë e pranojmë që mediat mashtrojnë. Eshtë magjia që zbret mbi të gjithë ne, duke na e mbushur kokën me gjithçka që na duhet për të funksionuar në realitetin ku jetojmë, të prodhuar po prej tij. Megjithëse në rastin konkret pas “televizorit” qendronin kolegë të mi, që bëjnë lajmin një soj si unë, nuk kisha asnjë autoritet mbi ta duke qenë i pranishëm në tryezë, prej mishi e prej gjaku.

Patjeter, gjërat mund të ishin ndryshe vetëm nëse të njëjtën gjë do ta degjonin në lajme, qoftë edhe sikur lajmin t’a kisha përgatitur po unë. Natyrisht, fjala nuk mund të marrë vlerë, e thënë ashtu, ex cathedra, jashtë objektit të kultit të informimit, ekranit, i cili është i kushti i domoshëm për të prodhuar të gjithë solemnitetin e duhur, për të kryer siç duhet procesionin e ushqimit të përditshëm informativ.

Gezuar Harresen

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.