E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E THJESHTE, JA MEDIAT QE KANE PERFITUAR PARA NGA FONDI GREK
Sot

E THJESHTE, JA MEDIAT QE KANE PERFITUAR PARA NGA FONDI GREK

Kush media ka mbrojtur dhe i ka bërë jehonë pozitive takimeve të Bushatit dhe Kocias?

Kush media ka thënë që marrëveshja e detit është super?

Kush media ka goditur Presidentin e Republikës, se po vonon marrëveshjen, me kërkesat e tij, konform Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për firmosjen e autorizimit për bisedime mes palëve?

Kush media ka bërë shkrime duke e paraqitur Presidentin si “inatçi”, xheloz për sukseset e Ramës dhe plot epitete të tilla nga këto?

Kush media dhe analist, nëse mund të quhen të tillë, ka shkruar opinione me justifikimet se po hiqet ligji i luftës dhe kjo është arritje e madhe, kështu që marrëveshja për detin nuk ka asnjë rëndësi se ajo është më e mirë se e mëparshmja?

Kush media ka pasqyruar vallet, puthjet “miqësore” dhe drekat me ushqim tradicional mes Bushatit dhe Kocias?

Kush media nuk ka transmetuar denoncimet e opozitës për “dhurimin” e zonës ekonomike detare Greqisë, dmth miliarda ton gaz dhe nafte?

Kush media ka bërë emisione për leverdinë e marrëveshjes që do “ndryshojë” historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve pas nënshkrimit të saj?

Janë pikërisht mediat dhe “analistët” që kanë përfituar para nga fondi sekret i Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Me shpresën se tani do t’i vjellin ato.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.