Kjo është pjesëmarrja në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër vizitës së Aleksandër Vuçiç në Tiranë.
Gazetari Mero Baze ka publikuar një fotografi të shkrepur nga lart, ku dallohet pjesëmarrja e ulët. Ai ironizon se sot në protestën e Berishës nuk janë as sa gjysma e atyre që ishin në stadiumin “Air Albania”.
“Brenda një jave nuk mbledh dot as një të katërtën e pjesmarrësve të Foltores në stadium. Altin Goxhaj ka pas mbledh më shumë kundër “Sorosit”.
Fundi i një mashtruesi që hallet e veta i shet si halle të kombit”, shkruan gazetari Baze.
Por Bylykbashi ka hedhur një fotografi të vjetër të protestave të opozitës, kur kjo e fundit protestonte vite më parë para Kryeministrisë dhe ku Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbushej plot. Postimet janë bërë pas përfundimit të tubimit të 20 Dhjetorit, ku për herë të parë PD ka protestuar e ndarë në dy kampe.

Nuk dihen arsyet pse deputeti i PD-së ka publikuar fotot e protestave të dikurshme të opozitës dhe jo pamjet e sotme të pjesëmarrësve në tubim.
Ndërkohë që kjo foto është postuar disa minuta pra protestës edhe nga vetë Sali Berisha, i cili theksonte se “Shqipëria e tera ne proteste!”
Sipas Berishës në këtë status “Dhjetra mijëra qytetare vërshojnë ne protestën historike ne mbrojtje te interesit dhe pasurisë kombëtare! Nderim protestueseve te pamposhtur!”

Protesta e zhvilluar pasditen e sotme në Tiranë kundër paktit Rama-Vuçiç për Ballkanin e Hapur ka marrë vëmendjen e mediave serbe.
“B92 duke cituar “Novosti”-n aludon për dy grupime protestuesish. Sipas kësaj media një grup protestojnë para godinës së Kryeministrisë ndërsa një grup tjetër planifikon t’i bllokojë rrugën nga aeroporti presidentit Vuçiç. Megjithatë deri më tani ku aludim nuk ka rezultuar i vërtetë.
Sipas burimeve të “Novosti”, “organizatorë të protestës janë Sait Dolapi, ish-sekretar organizativ i PD-së lokale dhe Agron Kuliçaj e Sali Lushaj, personat më të besuar të ish-presidentit dhe kryeministrit Sali Berisha”.
Mediat serbe raporton se Berisha ka pasur kontakte me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 protestuesve nga Kosova.
“Kujtojmë se protestuesit shqiptarë protestuan kundër presidentit Vuçiç edhe në vitin 2019, kur ai vizitoi Tiranën për të rënë dakord me Edi Ramën për nismën ‘Ballkani i Hapur’, raporton “B92”.
Një tjetër episod që ka gjetur hapësirë në mediat serbe, ishte momenti i djegies së flamurit serb në Tiranë, që është kryeartikull në “Blic”.





