E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Kepi i Rodonit po jepet me PPP, Saliuani zbulon kontraten
Politikë

Edhe Kepi i Rodonit po jepet me PPP, Saliuani zbulon kontraten

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar sot kontratën e dhënies me koncensionit të Kepit të Rodonit.

 

 

Sipas demokratit, po jepen me PPP të gjitha asetet më të kërkuara dhe me më vlerë në Shqipëri.

salianji

Sipas Salianjit çdo PPP që jepet nuk ka si qëllim të fitojë publiku, por xhepi i oligarkëve.

“Dje Saranda sot Rodoni….Çdo ditë një vjedhje! Sot një llokmë tjetër nga pasuria e Shqipërisë bëhet gati për “pronësim”!

Jepet me PPP, një nga asetet më të kërkuara më me vlerë deri sot e diskutuar shumë se si do të mund të përdorej me mirë.

Gjithçka me PPP, çdo pronë publike, çdo aset kombëtar, toka, dete, lumenj, miniera, minerale, naftë….gjithçka në disa duar ndërkohë që çdo ditë rritet represioni ndaj të varfërve, njerëzve që derdhin gjak për të siguruar ushqimin e përditshëm,

Çdo PPP është interes dhe përfitim direkt pa asnjë kontribut për publiken, në shumicën e PPP janë para të buxhetit që i kalojnë për administrim xhepit të oligarkëve!

Shqipëria nuk është e varfër, është e vjedhur!”, shkruan Salianji.

Salianji-KEpi_Rodonit111Salianji-KEpi_Rodonit11Salianji-KEpi_Rodonit1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.