E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Uncategorized

Edhe Viktor Zhusti behet “MJESHTER I MADH” !

FALENDERIM !
Gjate rrugetimit ne kete cerek te fundit te jetes, i ndodhur shpesh vetem e perballe vetes, ne momente te vecanta dobesie e sinqeriteti, kam menduar-jo pa dhimbje-per c’kam bere, c’ka mundesh e duhet te beja, per ato qe edhe dyshoj nese e kam bere mire dhe ato per te cilat s’kam asnje dyshim qe i kam bere keq: ne jeten familjare, shoqerore, artistike, me vjen papritur nje lajm qe me shkaktoi hutim, kenaqesi, detyrim. Me akordohet titulli :
“MJESHTER I MADH” !
Pasioni per teatrin, e vetmja nga dashurite e medha-qe ndoshta-nuk e tradhetova kurre, per te cilin nuk bera kompromis-e me solli miq te shume e kundershtare jo te pakte-dashuri qe me ka dhene me shume nga c’i kam dhene, merr kete vleresim te vecante !
Prandaj, ndjej domosdoshmerine te falenderoj me perzemersine me te thelle: publikun e kudondodhur, qe me ka pritur e shoqeruar kurdohere me ngrohtesi, qe me ka duartrokitur e falur njekohesisht, te falenderoj pedagoget e mij te nderuar-shume nga te cilet nuk jane me-e midis tyre te paharruarin Spahivogli-shpirti i te cilit, duket, kaperceu hapesirat dhe kufijte e vdekjes, pasi e ndjeja te pranishem ne sallen ku u nderua dhe duartrokit aq shume, te falenderoj koleget, qe me besuan e ndihmuan ne cdo hap !
Por, nje falenderim, teresisht i vecante, per Z. Nishani, qe me zemergjeresi prej Bujari, me vleresoi, si aktor e pedagog, me kete Titull te Larte ! Mirenjohje per Ju, Z. PRESIDENT !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.