Edi me Lulin dhe dy raste cinike të pështyra…
Denis Dyrnjaja 
Duhet me shpëtu njëri tjetrin i tha Lul Basha njërit sot, të dalim në protestë, ndërkohë që atij të mjerit po i binte tavani i shtëpisë mbi kokë ndërkohë që ky tjetri sapo mori nja 9 milionë euro dëmshpërblim për atë pallatin e paligjshëm që u bë i ligjshëm me letra dhe u dëmshpërblye për paligjshmërinë e ligjshme …
Nga ana tjetër Ed Rama thotë që është e shtrenjtë kura e herceptinës për 140 pacientë që vuajnë nga kanceri dhe e kanë për jetë a vdekje këtë medikament. 5 milionë euro bën totali për të gjithë këta të sëmurë që të vijojnë të jetojnë ndërkohë që milionat fluturojnë për karburant, makina luksoze, dieta e udhëtime të qeveritarëve e zyrtarëve.
Sa cinizëm në të dy rastet dhe realiteti është kaq hipokrit deri në përshtirësi!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



