E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Paloka: Agim Kajmaku bën bahçevanin te vila e Ramës në Surrel
Politikë

Edi Paloka: Agim Kajmaku bën bahçevanin te vila e Ramës në Surrel

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ndërsa është ndalur tek heshtja e kryeministrit Rama, pas akuzave të opozitës ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut, tha se asgjë nuk është e rastësishme dhe Rama e ka krijuar vetë këtë qerthull.

ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me heshtjen e kryeministrit Edi Rama për akuzat e opozitës ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

 

 

edi paloka

Në rubrikën “Opinion”, në News 24, Paloka hodhi akuza të forta ndaj Agim Kajmaku, ndërsa tha se ai bën punën e bahçevanit në Surrel, te vila e Ramës.

“Ka një vendim qeverie që i jep Kajmakut, nuk e di se sa euro, për të zbukuruar Surrelin. Jo vetëm e zbukuroi vilën e Ramës, por tani bën edhe bahçevanin aty. Pra, asgjë nuk është e rastësishme, Rama e ka krijuar vetë këtë qerthull dhe nuk e di si do ta zgjidhë”, tha Paloka.

Më tej, ish-deputeti foli dhe për Valdrin Pjetrin, i cili dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës, pas fakteve të publikuara nga opozita, ku rezultonte se ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Lidhur me këtë, Paloka tha se Rama e dinte të vërtetën më parë, por e çoi Valdrinin me zor në Shkodër.

“Ai ka shkuar me vetëdije në këtë pikë, që nga farsa e 30 qershorit, vendosja e figurave kriminale, si Valdrini në Shkodër, që e çoi me zor. Me Kajmakun ka mbyllur gojën, e di shumë mirë, se i ka zgjedhur vetë”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.