Edi Paloka nxjerr videon: Murrizi e tha hapur se heqjen e koalicioneve e kërkoi Rama
Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka, ka publikuar një video ku me zë dhe figurë deputeti Myslim Murrizi thotë se heqja e koalicioneve nuk ka qenë kërkesë e tij, por e PS-së, pra e Edi Ramës.
“Murrizi nxjerr zbuluar mashtruesin e kapur nga tmerri i humbjes: “Heqjen e koalicioneve na e kerkoi Rama”, shkruan Paloka krahas videos së publikuar në facebook.
Ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me hapjen e listave të kandidatëve për deputetë dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, kanë ngjallur një debat të gjerë në opinionin publik dhe më gjerë. Aktorët politikë shqiptarë dhe ata ndërkombëtare kanë reaguar në lidhje me lëvizjet e fundit të maxhorancës për ndryshimet kushtetuese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



