Edi Rama : Do më mungojë vetëm Ylli Manjani nga LSI
Kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur me tone të ashpra, kryetares së sapozgjedhur të LSI-së, Monika Kryemadhit, pasi kjo e fundit u akuzoi ashpër.
“Unë jam ai që isha pavarësisht se deri më sot ishim në koalicion. Unë jam ai që thosha se koalicioni ka pasur rol të rëndësishëm për vendin, dhe kontributi i Metës ka qenë… nuk më pengon fakti që Meta u çmend në një moment të caktuar, që të ndryshoj mendimin për kontributin e tij.
Pa votat e LSI-së ne nuk do bënim reformat kryesore. Dhe në vend që të marrin meritat për kontributin, godasin meritat e tyre. Kjo nuk më pengon mua edhe pse Ilir Meta u çmend në një fazë të caktuar.
Në thonjza çmendur se është President. Unë prapë e vlerësoj shumë punën që kemi së bashku. Sa i përket ministrave të LSI-së, i kam falënderuar që të gjithë, por nuk do të më mungojë asnjë përveç Ylli Manjanit”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


