E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama gaztori i samiteve…
Sot

Edi Rama gaztori i samiteve…

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një komenti në rrjetet sociale e ka cilësuar Kryeministrin Edi Rama si gaztorin e Samiteve. Berisha sjell si shembuj situatat e krijuara me Ramën në Londër dhe Sofje, duke shkruar se piktori dështak, pasi u nxorr jashtë nga foto familjare me liderët e rajonit me zevendespresidentin Pence në Podgoriceë për atletet e kuqe dhe u bë gaz i mediave po për atletet e kuqe në Samitin e Triestes, tani ka hequr dorë nga atletet dhe ka kaluar tek bukvalet, për të cilat fiton më shume përqeshje dhe tallje!

Komenti i ish-Kryeministrit Berisha

Piktori deshtak apo gaztori i samiteve!

Dy dite pas samitit te Londres edhe ai i Sofjes u gajas me gaztorin, siç e quajne tani piktorin deshtak!

Te dashur miq, Edi Rama, kudo qe shkon shkakton gaz dhe tallje. Java qe shkoi ishte kulmore ne kete aspekt.

Keshtu, ne fillim te javes ai u perqesh nga e gjithe salla e te pranishmeve ne samitin e Londres sa u detyrua te pyesi edhe vete se ç’ka per te qeshur kur deklaroi esell se kaq i madh ishte vershimi i turisteve drejt Shqiperise saqe vitin e kaluar 25% e tyre per mungese vendesh ne hotele anulluan udhetmin per ne Shqiperi?!!

Pas kesaj, vetem dy dite me vone, gajasje dhe perqeshje te madhe piktori deshtak shkaktoi edhe ne Samitin e Sofjes te lidereve te Ballkanit Perendimor kur deklaroi se kapen pa asnje njoftim paraprak dhe bashkepunim me vendet partnere kontejnerin me 613 kg kokaine qe vinte nga Kolumbia, i cili madje iu shpetoi vendeve anetare te BE. Nderkohe qe te gjithe e dinin se:

-destinacioni dhe boset politike te droges ishin ne kreun e ekzekutivit ne Shqiperi dhe jo ne vendet e BE dhe se

-per kete konteiner me droge, Marina Kolumbiane kishte njoftuar me kohe policine shqiptare qe te priste drogen dhe

Guardia di Finanzia kishte shoqeruar tragetin, nga porti i Livornos ku ishte konstatuar droga, ne portin e Maltes dhe qe andej ne Durres, sikunder i kishte dorezuar informacionin prokurorise shqiptare!

Keshtu, Piktori deshtak, pasi u nxorr jashte nga foto familjare me lideret e rajonit me zevendespresidentin Pince ne Podgorice per atletet e kuqe dhe u be gaz i mediave po per atletet e kuqe ne Samitin e Triestes, tani ka hequr dore nga atletet dhe ka kaluar tek bukvalet, per te cilat fiton me shume perqeshje dhe tallje! sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.