Edi Rama nuk e humbet rastin e kujdesjes për imazh: Merkel një shoqe e madhe…

Të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri (jo vetëm) dhe kanë një televizor, e dinë më së miri se kryeministri i vendit nuk është nga ata persona që e lë pas dore imazhin, përkundrazi…
Edhe kësaj here, kreu i qeverisë shqiptare është kujdesur që të postojë një set fotografish të kapura “shpejt e shpejt”, teksa ai vetë i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, kanë qëndruar pranë Kancelares gjermane Merkel.

Menjëherë bie në sy ajo se çfarë shkruan Rama në dixhiturën e “setit fotografik” për kancelaren… një grua e madhe, një liderë e madhe dhe një… SHOQE E MADHE.
Në totalin e fotove duket sikur Merkel flet me dikë që fokusi i aparatit nuk e ka kapur, ndërsa Rama e Xhafaj janë buzagaz.

Fotot janë postuar këtë mbrëmje nga Rama, fill pas një sërë postimesh të bëra në lidhje me paktin me Greqinë, ku kryeministria është kujdesur që të shprehet se kreu i qeverisë ka takuar homologun Tsipras dhe se gjithçka ka shkuar vaj.

Edhe kësaj here ashtu si në Samitet e tjera, e njëjta gjë po ndodh në Londër. Kryeministri në të shumtën e hërëve “flet” me fotot që zgjedh vetë të publikojë, ndërsa fjalët dhe mesazhet se çfarë është diskutuar e ka ndodhur… vjen t’i thotë personalisht në sallën e konferencës në aeroportin e Rinasit./Gazeta Express

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



