E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama  nuk ka ç’të shesë përveç Shqipërisë !
Uncategorized

Edi Rama nuk ka ç’të shesë përveç Shqipërisë !

Rubrika:T’i shpjegojmë Kryeministrit ekonominë .


Shqipëria nuk ka çfarë të shesë sepse nën drejtimin tënd nuk prodhon më asgjë!

Shumë i inatosur , i pa qetë, Kryeministri pyet çfarë mund të shesë Shqipëria?
Ka të drejtë të inatoset e të çirret, madje edhe të tallet, se përveç qelesheve ,shqiponjave , e flamurëve nuk kemi asgjë për të shitur veç vendit sepse ekonomia që krijoji ky Kryeministër nuk prodhon asgjë.

E ndërsa në 13 vite që drejton ka folur për lloj e soj manovrash ekonomike si PPP, investimet strategjike , amnisti fiskale, Rilindja 1.0 e më pas 2.0, e deri për rrogat e larta edhe të krahasueshme me Greqinë të kamarierëve dhe pastruesve, asnjëherë nuk gjeti as guxim e as forcë të flasë për motorrin e zhvillimit, prodhimin.

Sot nuk kemi çfarë të shesim se nuk prodhojmë.Jemi të varur nga importi se nuk prodhojmë . Nuk ofrojmë dot punësim cilësor se nuk prodhojmë . Madje nuk krijojmë e nuk shpërndajmë as njohuri se nuk prodhojmë. Nuk kemi ekonomi të qëndrueshme se nuk prodhojmë .

“Qëndrueshëria” nënkupton aftësinë për të përmbushur nevojat e tanishme pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre.
Edhe sektori prodhues është thelbësor në sigurimin e “qëndrueshmërisë” Prodhimi industrial jo vetëm është një motorr rritjeje për vendet në zhvillim, por për më tepër, është vërtetuar se ai është shtylla e nevojshme për të siguruar rritje ekonomike në kohët e vështira.

Prodhimi përveçse, rrit nivelet e konkurrencës, rrit produktivitetin, siguron punësim cilësor me paga të larta, ai siguron lidhje të ngushta me segmentet e tjerë të ekonomisë. Por prodhimi është e rëndësishme edhe në një aspekt tjetër. Proçeset e prodhimit shpeshherë mbështeten në inputet e sektorëve të tjerë, të cilët përparojnë me përparimin e industrisë prodhuese. Në këtë mënyrë industria përpunuese ofron funksionin e bartësit të shërbimeve të cilat nuk mund të shiten ose të eksportohen pa u inkorporuar në një produkt përfundimtar. Ndërkohë prodhimi është burimi kryesor i aktiviteteve të kërkimit, zhvillimit dhe inovacioneve kaq të rëndësishme në kohën e trasformiesh teknologjike. Për më tepër pa një industri të shëndetshme prodhuese, do të jetë e vështirë të balancohet bilanci tregtare në të ardhmen e afërt; është e pamundur të krijohen vende pune me pagë të lartë për për nivele të ndryshme të aftësive; ndërkohë që me zhvillimet teknologjike industria prodhuese dhe shërbimet do të bëhenë gjithënjë e më shumë të pandashme dhe komplementare .

Ndërkohë, më shumë se pesë dekadat e liberalizimit të tregëtisë botërore treguan se vendet që mbetën mbrapa në industrializim, apo për më keq përjetuan deindustrializim të vazhdueshëm larguan burimet, tokën , punën, kapitalin nga sektori prodhues, mbetën të pazhvilluara .
Fatkeqësisht Shqipëria e Edi Ramës që çirret se nuk kemi çfarë të shesim është rasti ekselent i largimit nga prodhimi.

E pra sot që të mos shesim Shqipërinë, nuk na duhet makiazhi i fasadave , na nevojiten politika funksionale te mbështetura nga fonde të qënësishme buxhetore që adresojnë rritjen e ofertës në ekonomi nëpërmjet përmbushjes së 4 objektivave :
1) Fuqimzimit të sektorit ekzistues të prodhimit duke : neutralizuar efektet të mbivlersimit të lekut; duke zhvilluar drejtime të reja, siç është zhvillimi i zinxhirit të vlerave, apo nxitja e investimeve tër reja. Ndërkohë është e nevojshëm krijimi i Fondit të Investimeve të Ndërmjetme i cili duhet të shërbejë si bashkëfinancues për përgatitjen edhe realizimin e projekteve për zhvillim teknologjik.
2) Nxitjes së eksporteve, duke të përfshijë jo vetëm mudnësinë për zgjerimin e bazës aktutale eksportuese por në të njëjtën kohë zgjerimin e investimeve për tregje te reja dhe produkte të reja. Përvetësimi i tregjeve të reja, rritja e shitjes, rritja e konkurrencës në tregjet e reja, rritja e numrit të ndërmarrjeve me orientim eksporti, mbështetja edhe ndërkombëtarizimi përmes arritjes së standardeve, si dhe integrimi i burimeve të informacioneve eksportuese edhe shpërndarja e tyre janë kyce për sitimulimin e eksportuesve.
3) Rritjes së produkivitetit, trasferimit të tekonolgjive dhe inovacionit. Kjo kërkon krijimin e Zyrës Kombëtare për trasferimit të teknologjive e cila duhet të shërbërjë si nyje e ndërlidhjes midis firmave, universiteteve, laboratorëve të kërkimin publikë, agjencive qeveritare dhe institucione financiare . Mungesa e këtij ndërveprimi largon ose rrit distancën e bashkëpunimit midis këtyre aktorëve, duke i lënë ata të izoluar dhe jo bashkëpunues duke penguar trasformimin teknologjik dhe inovacionin.

4) Krijimi e një sektori prodhues që krijon dhe shpërndan njohuri. Dështimi në krijimin dhe shpërndarjen e njohurive ndodh për shkak se ne nuk e kemi kuptuar që njohuria prodhohet në ekonomi ( shpërndahet edhe përmirësohet në universitete) dhe për më tëper nuk e kemi konsideruar asnjëhërë njohurinë si e e mirë publike . Ndaj është e rëndësishme mbështetja e qeverisë në gritjen dhe fuqizimin e sektorëve të teknologjikë dhe të kërkimit, aftësimi pofesional dhe praktikë i të personave të rinj të sapo punësuar, si dhe sigurimi i ekspertizës teknike ndërkombëtare për kompanitë vendase.

Oh patjetër ky është ushtrim i vështirë për këdo qeveri por më e keqja eshtë e
se për ” rilindjen e fasadave është i pa mundur .
Ndaj i bindur për këtë pamundësi ai çirret se nuk ka ç’të shesë përveç Shqipërisë !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.