Edi Rama si guxon?!
Endri Shabani
Realisht si guxon ne mes te Evropes, ne 2019 te fusesh policet te rrahin studentet ne klasat e tyre?!
Ke vite qe i rreh protestuesit, djem, vajza, burra, e gra, ne rajone policie apo sheshe. Por sot guxove t’i rrahesh brenda universitetit, ne klasat e tyre.
A ka mbetur me nje vend i shenjte ku ti nuk mund te guxosh te futesh me police?
Nje sjellje e tille ishte e papranueshme kur ndodhte ne Bangladeshin e viteve 70 apo Korene e viteve 80. Nuk ndodhte as ne regjimin e Gadafit apo te Enver Hoxhes. Dhe kurresesi nuk mund te jete e pranueshme ne mes te Evropes, e nuk mund te tolerohet ne 2019-en.
Une refuzoj te pranoj si normale qe policia te rrahe studentet neper klasat e tyre, vetem sepse protestojne kunder ligjit tend, te cilin vete ti po e shkel me te dyja kembet duke futur policine.
Dhe une pyes:
A kane rektore keto universitete?
A kane me dekane keto fakultete?
A kane me pedagoge keto auditore?
A ka me Avokat Populli ne kete vend?
A ka President ky shtet?
A ka me deputete qe perfaqesojne popullin?
Dhe e fundit: A ka me prinder ne kete shoqeri?
Ku jeni?! Cfare po beni nderkohe qe femijet rrihen, fyhen the poshterohen nga police qe paguhen me parate tuaja?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



