Edi Rama sot u zgjodh Kryetari i Pensionistëve të Shqipërisë!

Shqipëria ka rreth 24% të popullsisë pensionistë, ose thënë ndryshe në shifra 611,544. Pensionistët në Shqipëri janë afërsisht 80% të majtë, të mjatë të thekur.
Edi Rama erdhi në krye të Partisë Socialiste si njeriu ndryshe. Si njeriu i cili do pastronte Partinë Socialiste nga “xhaketat e vjetra”, e mbani mend të gjithë furinë ndaj të vjetërve në PS, furi të cilës i shpëtoi vetëm Gramoz Ruçi.
Gjatë 6 viteve në pushtet i dha një mbështetje të pakursyer freshit, pas re-freshit të famshëm së bashku me Erion Veliajn. Kërkoi të rinovojë partinë dhe sigurisht Veliajn për ta promovuar si pasardhësin e tij. Me një super propagnadë nga pas Veliaj nuk arriti të nxjerrë në votime më shumë se 15% të votuesve. Edhe këta 80% pensionistë. Përtej perceptimit të imponuar nga propaganda e fuqishme e tij, Veliaj nuk e ka atë mbështjetje që pretendon.
Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një referendum pasi opozita nuk mori pjesë në zgjedhje. Edhe me gjithë matrioshkat e tipit Patozi, këto zgjedhje ishin refendum.
Në këtë referendum Edi Rama, kryetari ekstravagant, kryetari ndryshe, kryetari trendy udhëhoqi një proces ku morën pjesë vetëm 19-20% e popullsisë. 80% refuzuan referendumin e tij.
Pensionistët ngrihen nga shtrati me paterica dhe votojnë, për forcë zakoni, por edhe si mbështetës të flaktë të Partisë Socialiste.
Sot Edi Rama doli nga votimi në këtë referendum si Kryetari i Pensionistëve të Shqipërisë, ata që ai i përbuzi aq shumë, që i neverit me gjithë qënien e tij, sot nuk e lanë vetëm. Dolën dhe votuan. Sot Edi Rama është një xhaketë e vjetër, i vjetëruar sa më s’ka.
Nuk ka propagandë në botë që t’ia mbulojë këtë titull të fituar sot.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



