Albina Deda 

Por di mirë që pushtuesi është ai që të rrëmben lirinë,dinjitetin.
A ka njeri si Edi Rama bashkë me bandën e tij narkooligarkike perveç Enver Hoxhes ti ketë rrëmbyer kaq brutalisht lirinë e demokracinë Shqiperisë.
A mund të quhet një vend i lirë e me dinjitet,
ai vend ku një polic tepelenas hashashi godet gazetarin e pambrojtur Blendi Kasmi që drejton shtypin e opozitës?!

Pushtuesi të dhunon, të lëndon,
të fyen e të burgos e biles të vret.
A nuk po i dhunon fyen burgos biles dhe po i vret në qelitë e komisariateve qytetarët shqiptarë ky kryeministër mizor dhe barbar?

Një pushtues rrënon ekonomine,thellon varfërinë e popullit të cilit i ka uzurpuar pushtetin dhe cdo rrugë frymëmarrjeje!!
A nuk është i tillë ky sulltan mesjetar i çmendur që vepron me urrejtje dhe dhunë ndaj bisnesit, ekonomisë?

Ai gërryen për vehte dhe jeniçerët e tij, pasurinë kombëtare dhe shtetin e mban përdhunisht me taksa si të dhjetat e xhelepit të kohës  osmane.

Një pushtues është i papërgjegjshëm për tokën që pushton.
E jep, e merr, e shet, e dallaveron.

A nuk është i tillë Edi Rama që fal e shet detin e Shqipërisë për interesa meskine a ndoshta me tej për interesa te tradhetisë.

Ndaj protestat tona demokratike janë përkëdheli për këtë uzurpator.
Ai duhet të shpallet shqiptarisht jo vetëm non grata por tëkonsiderohet siç është në të vërtetë:
Pushtues i trojeve shqiptare.