Eduard Ndocaj përfiton votën e vetme
Vetëm pak minuta ka zgjatur rinumërimi i votave për 11 kutitë e qarkut të Lezhës për kryetarin e Bashkisë. Mësohet se një votë e gabuar, i ishte hequr Eduard Ndocajt dhe i ishte shtuar Pjerin Ndreut. KQZ njofton se nuk janë konstatuar shkelje të tjera, përveç kësaj votës. .
Vendimi për hapjen e kutive u morr dje ngaKQZ pasi u pranua ankimimi nga kandidati i Partisë Konservatore, Eduard Ndocaj që garoi përballë Pjerin Ndreut të Partisë Socialiste. Ky i fundit doli edhe fitimtar në këtë garë.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 30 qershorit, pati disa parregullësi, ku një ndër to ishte shifra e pjesëmarrësve. Në shumë KZAZ rezultonte se numëri i atyre që kishin votuar, me votat e vlefshme ishte më i vogël. Po sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe mandatin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj si dhe atë të Shkodrës, Valdrin Pjetri.
“Pas hapjes se 11 kutive rezultoi se as edhe nje vote nuk eshte shtuar per Pjerin Ndreun, as edhe nje. Ironikisht kandidati ankimues ne nje kuti doli qe kishte nje vote me teper”- shkruan mes te tjerash Ndreu, duke thene se mund t’i hapin edhe te gjitha kutite.
Reagimi i Pjerin Ndreut
AS EDHE NJE VOTE ME TEPER.
Pas hapjes se 11 kutive rezultoi se as edhe nje vote nuk eshte shtuar per Pjerin Ndreun, as edhe nje.
Ka vetem nje gabim njerezor ne plotesimin e proçes-verbalit mes dy kandidateve te tjere me 2 edhe 5 vota, te cilat ishin 5 dhe 2 ne fakt 😉 (invert)
Ironikisht kandidati ankimues ne nje kuti doli qe kishte nje vote me teper.
Gabim njerezore per shkak te lodhjes ose lapsus qe nuk e fshin dot korrektesine e secilit komisioner, secilit numerues dhe secilit anetar te KZAZ-ve ne Lezhe.
PO E PERSERIS, HAPNI TE GJITHA KUTITE 🗳
Ju thashe edhe mbreme ne “OPEN” po ju them edhe tani, HAPINI TE GJITHA.
Proçesi i Lezhes ishte model.
Çdo vote eshte numeruar dhe vullneti i 17.8% (pjesemarrje nder me te lartat ne bashkite e drejtuara nga te djathtet) te qytetareve qe votuan eshte lexuar ashtu sikur ishte vullneti i tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



