E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edvin kujdesu per fundin, se asht` fort i hidhun…
Sot

Edvin kujdesu per fundin, se asht` fort i hidhun…

Nikoleta Kovaci

Edvin, ka dicka pertej asaj qe ti e shpura jote besoni: Ndergjegja e njerezve te ndershem, qe jane mundur prej jush, por do iu mundin keqas ne ndeshjen e kthimit!

Mgjes Edvin! A fjete?! Ia vrave oren shok, mbete neper kazana! Sot pata bindjen e madhe se s`kam me te pa as me ta d`gju zanin, po s`qenka e thane. Me nja 100 vete, ne autobus, mbetem ne trafik Edvin e sapo radioja e nje autobusi-urban, qe ngjan me nje kancer me rrota, nxori zerin tan, shoferi uleriti: Uleni zanin se po flet ky! Une rri gjithmone ne dere te pare Edvin, per shkak se njerezit te vjedhin. Kohe e keqe. 

Ruaj jo vetem kuleten, qe ka kartat e mia, se leke e ke parasysh ti, po edhe nje tip xhupi qe e mbaj te shternguar fort, se edhe ate mund ta vjedhin. E shesin Edvin, e shesin per buken e gojes se asnje prej atyne qe udheton me mu nuk ka njerez ne polici, qe mund te kene mbjell droge, qe mund te kene tregtuar e trafikuar droge, qe mund t`i kene sherbyer eprorit te vet, e vartesit tan e vartesve te tu per te kaluar drogen ne Italine e Napolit qe ti rren shqiptaret qe paska kaq shume vrasje sa nuk kane ndodhur ne Shqiperi!
Edvin teksa kqyrja rraqet e mia te mos me prekeshin, shoferi, qe i kishte dhembet nje po e tre jo, i thoshte faturinos: Degjoje pak, prpae po flet per krimin ky. Te kam thene kahere se vetem ky djale ka me e pastru kete vend! Edvin te donte ai shoferi, qe te siguroj qe ka ma shume se tre muaj qe s`ka marre rroge, sepse kompanite e sherbimit urban ne Tirane, e di ti Edvin kush i ka! Te siguroj qe asnje vit nuk asht` shkru kund ai njeri, sepse shikohet ne fytyre keqtrajtimi i tij prej pronareve-matrapaze qe ti dhe shoku yt i vogel Eri iu keni besuar Tiranen!
Ai ngazellehej tek te d`gjonte ty, pa e ditur se ti Edvin ishe ne kazanin e radhes, duke vjell ushqimin e mramshem! Edvin, ka dicka pertej asaj qe ti e shpura jote besoni: Ndergjegja e njerezve te ndershem, qe jane mundur prej jush, por do iu mundin keqas ne ndeshjen e kthimit! Edvin kujdesu per fundin, se asht` fort i hidhun…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.