E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ehhh sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull
Sot

Ehhh sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull

Denis Dyrnjaja

Për ty o popull

Ehhh sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull
Të gjithë flasin nën emrin tënd
Flet Sali Berisha, Lulzim Basha, Edi Rama, Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Flasin për ty por s’janë si ty o popull që nuk e di si ngrysesh e si gdhihesh e si është e nesërmja. Nuk jetojnë si ty o popull që ske ku fut kokën, jetojnë në saraje në qytet e bregdet. Jetojnë me makina luksoze, me veshje të shtrenjta, të cilat nga prejardhja që kanë se kishin menduar se do t’i kishin e vishnin, kurohen e mjekohen madje dhe dobësohen në klinikat e spitalet më të shtrenjta të Austrisë, Gjermanisë e Amerikës.

Ata grinden nën emrin tënd o popull për pasurimin, por jo tëndin, por të vetin dhe u japin ndonjë kockë militantëve që ta lëpijnë e t’i mbështesin, ju japin një vend pune që t’i gënjejnë e t’iu marrin të ardhmen peng atyre e përmes tyre edhe ty o popull. Ehhh ë gjithë flasin nën emrin tënd, vetëm ti nuk flet për vete o popull!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.