Ekspertët zbulojnë se motrat dhe vëllezërit më të vegjël shpenzojnë më shumë
Në librin “Libri i Lindjes: Pse jeni kështu si jeni”, Dr Kevin Leman detajon katër lloje të personalitetit bazuar në rendin e lindjes: Fëmija i Parë, Fëmija i Mesëm, Fëmija i Fundit dhe Fëmija i Vetëm.
Dr Leman, shkruan për fëmijët e parë që lindin si lider natyror – shpesh janë perfeksioniste që kanë nevojë për aprovim nga ata që janë në autoritet.
Sa për fëmijën e mesëm – shpesh i referohemi si ‘fëmija problematik’ – Leman beson se ata ‘garantojnë të jenë të kundërta të vëllezërve të tyre më të mëdhenj’ dhe shpesh, ata ndjejnë se po injorohen sepse e gjithë vëmendja e nënës dhe babait, shkon tek më i vogli dhe më i madhi i fëmijëve.
Fëmijët e mesëm gjithashtu thuhet se kanë personalitete të fshehta dhe shpesh ndiejnë nevojën për të qenë ‘paqebërësi’ i familjes.
Sa për fëmijët e vegjël, më të dashurit, Leman thotë se ata janë më socialë dhe ekstorvertë, çka rrjedhimisht i bën ata financiarisht më të papërgjegjshëm se motrat apo vëllezërit më të mëdhenj.
Sipas doktorit :
Fëmija i vetëm është në një pozitë unike brenda një familjeje.
Pa vëllezër e motra për të konkurruar, fëmija i vetëm monopolizon vëmendjen dhe burimet e prindërve të tij, jo vetëm për një periudhë të shkurtër kohe, por përgjithmonë.
Gjtihashtu Leman thotë se thotë se duke patur të gjithë vëmendjen e prindërve dhe pritshmëritë e tyre të larta, fëmijët e vetëm kanë tendencë të jenë ‘ më të pjekur për moshën e tyre, perfeksionistë, të ndërgjegjshëm, të zellshëm dhe udhëheqës’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


