E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekstradimi i “sikletit”
Sot

Ekstradimi i “sikletit”

Ylli Manjani
—————
Ende presim nje sqarim nga Prokuroria e Përgjithshme mbi lejimin e ekstradimit të N.S!

Lajmi që u përgap dje që Ministria e Drejtësisë e kishte bërë ekstradimin pa pyetur drejtësinë, nuk rezultoi i vërtetë.

Tani topi është në fushën e zonjës Arta Marku. Ajo duhet të na sqarojë:

1. Kishte apo jo çështje penale në ngarkim të N.S, në proces nga prokuroria shqipëtare?
2. A u arrestua ky person nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si pronar i drogës së kapur në Vlorë në shtatorin e vitit të shkuar?
3. Nëse po, pse e lejoi ekstradimin duke mos njoftuar Ministrinë e Drejtësisë?
——————-
Një sqarim ligjor për ata që nuk merren me këtë gjë: personi ndaj të cilit po heton prokuroria shqiptare, nuk mund të ekstradohet pa përfunduar hetimi dhe gjykimi. Ky është standart ligjor i yni dhe çdo shteti.

Gjithashtu Ministri i Drejtësisë kur vendos ekstradimin ose jo i referohet ekskluzivisht materialeve që vijnë nga Prokuroria e Përgjithshme. Prokuroria është institucioni që zbaton vendimet penale dhe që ngre akuze e bën hetime për çdo shtetas.
—————-
Dyshimi se e vunë në krye të Prokurorisë për të mbyllur dosjet e medha, të paktën deri tani, është i provuar!

Përgjegjësia ligjore për largimin e N.S është direkt mbi Arta Markun!

Qeveria për momentin mbrohet nën petkun e saj! E bën atë përgjegjëse. Ndonëse shpejtësia me të cilën e vendosën dhe e ekstraduan, provon nevojën që vetë qeveria kishte për ta larguar atë “siklet”…

Presim zonjën Marku të sqarojë pozicionin e saj dhe të Prokurorisë.

Shpresoj të mos ketë vënë në dispozicion të “hallit” të qeverisë ndonjë numër bosh të lënë në protokoll…

Sidoqoftë Heshtja e bën me faj!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.