E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutimi  në Shkodër/ Jozefina Topalli: Qyteti im    është nën terrorin e plumbave
Sot

Ekzekutimi në Shkodër/ Jozefina Topalli: Qyteti im është nën terrorin e plumbave

Ngjarja e  rëndë që ndodhi ditën e sotme në Shkodër, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni 31 vjeçar, ka reaguar edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Përmes një postimi në Facebook, Topalli thotë se Shkodra është sot nën pushtetin e krimit dhe terrorin e plumbave, dhe ende s’është marrë asnjë masë.

Reagimi i plotë:

Qyteti im eshte nen pushtetin e krimit.. dhe askush nuk i del zot!

Nje tjeter i ri, nje djale 31 vjeç, baba i dy femijeve eshte gjetur i vrare ne qytetin tim, njoftojne mediat .

Ajo qe po ndodh ne qytetin e Shkodres eshte e frikshme.

Kaq shume te vrare . Kaq egersisht te vrare…Keshtu nuk ka ndodhur kurre ne qytetin tim.

Shkodra sot eshte e braktisur nga te gjithe.

Qytetaret e saj jane ne meshire te krimit.

Sikur te mos i mjaftoje mjerimi e papunesia e tmerrshme, aty asgje nuk eshte me si me pare.

Shkodranet jane braktisur…. nga te gjithe nga te gjithe…

Qyteti im , qyteti muzikes, i gazit e fjales se embel, i gezimit te jetes, sot eshte nen terrorin e plumbave te krimit …dhe eshte vetem! Vetem.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.