E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ELBASAN/ Gjergj Luca me mesazh të koduar  për Taulant Ballën…
Politikë

ELBASAN/ Gjergj Luca me mesazh të koduar për Taulant Ballën…

Rezultati historik 7-0 në Qarkun e Elbasanit ku kontribuesit Damian Gjiknuri dhe Gjergj Luca ishin guri i provës së rëndë, ka detyruar këtë të fundit të ironizojë ish-deputetin e Librazhdit, Taulant Balla, mbi të cilin rëndon “akuza” e zgjedhjeve të vitit 2021 që i fali në mënyrë të pabesë mandatin ish-deputetit demokrat Luçiano Boçi, me manipulime gjatë numërimit të votave.

Kujtojmë se ish-deputeti Boçi ishte nga fundi i listës, por e theu herësin dhe doli fitues në zgjedhjet e 2021-shit, ndërsa në zgjedhjet e 14 majit 2023 ishte i pari dhe i vetmi në listë dhe humbi thellë me mijëra vota.

“Kjo është një estradë e madhe. Megjithëse e keni nxjerrë atë Taulantin aty si katund e thoni se Godoleshi ju do, unë kam një kërkesë për Taulantin. 

Falënderimi për Taulantin është që krijoi një frymë shumë të mirë dhe një fitore para dy vjetëve, por me thënë të drejtën Taulanti ka lënë trashëgimtarë si puna ime këtu dhe si puna e Gledit dhe si puna e shokut Damian që është një burrë i mrekullueshëm, i cili e ka çuar përpara fitoren e tij. 

Por meqenëse ra puna te Taulanti te Godoleshi nëpërmjet jush unë dua t’i bëj dhe një kritikë. I them shokut Taulant, të kanë çuar në Fier, të kanë çuar në bastionin e një partie të madhe demokratike, të kanë çuar në bastionin e një lideri të madh demokratik që ka futur demokracinë në partinë e tij dhe mos e zhgënje atë lider që të ka rrit dhe të ka çuar përpara, por nderoje duke qenë demokrat ashtu siç ke qenë atje. Kështu që përshëndetje Taulant nga Godoleshi i madh”, është shprehur Gjergj Luca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.