Elona Caslli tallet keq me këngëtaren: E frymëzuara Anxhela Peristeri..
Tash ta bej Bye Bye sonte jam shumë haj. Ndonëse e veshur me minifund për inatin tënd dua ta tund- këndon Peristeri.
Shumë këngëtarë po bëjnē nga një video duke mbështetur Veliajn për sukseset dhe “ndryshimet” që kanë ndodhur në Tirahë. E nisi Noyzi , Elhaida Dani e disa tē tjerë. Sot e kishte radhën Anxhela. Në video evokohet puna fantastike dhe ndryshimi i Tiranës. Elona Caslli ka shpërthyer plot ironi dhe tallje ndaj këngëtares duke i thënë se i duhet guximi i një të marri ose një verbëri e mirefilltë trunore për ta quajtur vrasësin me pagesë të Tiranës Veliajn motiv frymëzimi Anxhela Persteri.
Elona Caslli

Duhet guximi i një të marri ose një verbëri e mirefilltë trunore për ta quajtur vrasësin me pagesë të Tiranës Veliajn motiv frymëzimi Anxhela Persteri.
Që nje individ të jete motiv frymëzimi për një artist, duhet minimalisht të këte të zhvilluar shqisën e së bukurës.
Veliaj ka të zhvilluar shqisen e hajdutërisë, gënjeshtrës dhe shkatërrimit, por kurrsesi shqisën e së bukurës. Nëse kjo lloj shqise do të ishte e zhvilluar brenda Veliajt, kryeqyteti nuk do të përfundonte ne nje kufomë me kulla.
Nëse Peristeri frymëzohet nga Veliaj, atëherë shpjegohet dhe cilësia e muzikës që kjo artiste ka filluar te prodhojë së fundmi.
Post Scriptum- Tash ta bej Bye Bye sonte jam shumë haj. Ndonëse e veshur me minifund për inatin tënd dua ta tund- këndon Peristeri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



