Emërimi i Sander Lleshajt në krye të Keshillit Drejtues të Aviacionit Civil, antikushtetues
Grabitja e te pakten 10 milonë eurove në aeroportin e Rinasit ose në zonën të konsideruar më të sigurtë në vend ka nxjerrë në dritë edhe skandele të tjera të kësaj mazhornce.
Ministri aktual i brendshëm Sandër Lleshaj ka mbajtur postin e kryetarit të bordit të Aviacionit Civil. Edhe pse gjeneral aktiv, Lleshaj nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë në aeroportin e Rinasit, ndërsa sot kryqëzon konçensionarin për probleme në standartet e sigurisë?
Por ka edhe një skandal tjetër në emërimin e Lleshaj. I njëjti nen i kushtetutës që e pengonte emërimin e tij si ministër, si ushtarak aktiv me graden Gjeneral ai nuk duhej të emërohej as si Kryetar i Këshillit drejtues te Aviacionit Civil.
Dhe ky kufizim ligjor vletae deri kur doli dekreti i lirimit të tij që konsiderohej si ushtarak aktiv
Ja neni 167
1. Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.
Kjo e shton edhe me shumë rëndensen e fajit të kësaj mazhorace që mbi gjithçka ka sajdisjen brenda sektit sesa ligjin dhe sigurinë në vend.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



