E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emëroi në administratë të riun që plagosi qytetarin, reagon ish-aktori Isai
Politikë

Emëroi në administratë të riun që plagosi qytetarin, reagon ish-aktori Isai

Ditën e premte ish-kryetari i FRESSH, Pandi Cunge është emëruar administrator i njësisë administrative Qendër, nga kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai.

Por dy ditë para zgjedhjeve u tha se ai u përfshi në një ngjarje të rëndë, pasi ka goditur me thikë një qytetar që shante Isain në rrjetet sociale.

Pas kësaj ka reaguar kryebashkiaku i Kolonjës, Isai i cili përgënjeshtron lajmin.

“As thikë, as plagosje, as për arsye banale, as për politikë, aq më pak për mua… apo më banale akoma, për fb, insta, snap… etj etj. E vetmja plagosje e ndodhur në fakt, është ajo virtuale, që nga gojët e shqyera të politikës përhapet nëpër gazeta dhe portale pa asnjë kujdes për të vërtetën që mund të gjendet lehtësisht në raportet e policisë.
Pandi Cunge, duhet dhe do të ndjekë me gjyq për shpifje, gjithë këtë “thertore” virtuale. Ndërsa s’duhet të ulë vrullin e punës në hapësirën e provës, që detyra kërkon!”, shkruan Isai në Facebook. /Gazeta Liberale

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.