E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Përgjimet e trafikantit të drogës në Durrës, kush janë zyrtarët e PS të kapur në pazare me Avdylajt
Politikë

EMRAT/ Përgjimet e trafikantit të drogës në Durrës, kush janë zyrtarët e PS të kapur në pazare me Avdylajt

Ditën e sotme gazeta gjermane “Bild” ka publikuar 6 audio-përgjime të reja të zhvilluara në linjë telefonike të bëra në vitin 2017, ku përfshihet në bisedë me Astrit Avdylajn, koka e grupit kriminal “Avdylaj” në Shijak, kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako si dhe disa zyrtarë të tjerë të PS, në këtë qytet.

Në këto përgjime përmenden dhe komunikohet me disa persona, ku Avdylaj ndërhynë për të marrë vota për PS, por edhe për të propozuar emrin e një personi të afërt me të, për kandidat për deputet, e po ashtu ka kërkuar dhe anulimin e një gjobe prej 5 milionë lekësh…

 

 

adv

Por kush janë emrat e zyrtarëve që përmenden në këto përgjime?!

Një prej personave që ka komunikuar me Avdylajn, dhe që del nga këto përgjime, është Ivo Doçi, i cili është përgjegjësi i repartit të Shijakut që varet nga UKD.

Elton Arbana është një tjetër emër, i cili është  kandidat për kryetar Bashkie në Shijak.

 Ilir Ndraxhi, deputet i PS, ndërsa Arjan Ndraxhi është vëllai i tij.

Ardian Kokomani është aktualisht kryetar Bashkie në Shijak.

Ani Dyrmishi asokohe ka mbajtur postin e Drejtorit të Hipotekës, ndërsa aktualisht është drejtor i Përgjithshëm i hekurudhave shqiptare.

Ndërkohë, një tjetër emër që përmendet në këto përgjime të dy viteve më parë, është  Vath Alla, një qytetar nga Ishmi që pretendon një tokë në bregdetin e Kepit të Rodonit, dhe mik i afërt me Avdylajt.

454547878454aaa415645454454878544577875dako

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.